• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rrugët e florinjta” të Ramës/ Në Greqi, 4.4 mln euro/km autostradë, në Shqipëri 20 mln euro/km rrugë fushore

12:41 : 16/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Qeveria greke ka planifikuar të nisë brenda pak javësh ndërtimin e një autostrade të re Janinë-Kakavijë, në kufirin me Shqipërisë. Aksi rrugor me gjatësi 70 kilometra do të kushtojë 310 milionë euro dhe konsiderohet “një korridor ndërkufitar jetësor”.

Investimi në fqinjin jugor të Shqipërisë përllogaritet në rreth 4.4 milionë euro për kilometër, një shifër shumë herë më e ulët se sa vlera 20 milionë euro për kilometër që shpenzoi qeverinë e Edi Ramës për ndërtimin e aksit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, me gjatësi rreth 2 kilometra, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në vitin 2018, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli tenderin për ndërtimin e Lotit 1, me një gjatësi 2.3 kilometra dhe kosto 40 milionë euro.

Lexo edhe:

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Në foto: Projekti 40 mln euro për Lotin 1 të Unazës së Madhe, Tiranë

Opozita e akuzoi qeverinë se po hartonte projekte me kosto të shumë të fryra, duke i konsideruar “rrugë të florinjta”, me vlerë 20 milionë euro për kilometër.

Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH-ja e kundërshtuan pretendimin e opozitës, duke deklaruar se vlera reale për ndërtimin e rrugës ishte shumë herë më pak. Sipas ARRSH-së, pjesën më të madhe të shpenzimit 40 milionë euro nuk e zinte rruga, por elementët plotësues, përfshirë “veprat e artit” dhe dy nënkalime.

“Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro. Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment”, argumentoi Autoriteti Rrugor Shqiptar në një reagim publik, në nëntor të vitit 2018.

Në sqarimin publik, qeveria shqiptare, nëpërmjet ARRSH-së, ndau kostot e rrugës me ato të elementëve plotësues. Bazuar në këtë argumentin, vlera e aksit rrugor fushor dhe pa asnjë pengesë gjeografike, ishte shumë më pak se 20 milionë euro për kilometër, por shpenzimin e shtonin rehabilitimi i akseve dytësore ekzistuese.

Në foto: Kostot e aksit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja, sipas ARRSH

Argumentat e qeverisë së Ramës nuk ishin shumë bindëse në atë kohë. Përballë këtyre sqarimeve me shifra teknike, opozita iu kundërvu me kostot e rrugëve në Bashkimin Europian.

Tashmë që kanë kaluar më shumë se 7 vjet dhe, logjika ekonomike e kërkon që shpenzimet e ndërtimit të akseve rrugore të kenë pësuar rritje, sërish, një vend i Bashkimit Europian, Greqia, ka planifikuar një investim madhor, përllogarit që kostoja për një kilometër rrugë të kushtojë 4.4 milionë euro, ose rreth 5 herë më pak se “rruga e florinjtë” Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja.

Autostrada Janinë-Kakavijë nuk është vetëm rrugë. Në projektin e saj përfshihen gjithashtu edhe “vepra arti” dhe një numër i konsiderueshëm kryqëzimesh.

“Planet përfshijnë gjashtë kryqëzime, restaurimin e rrugëve lokale dhe përmirësime të ardhshme në segmentin Kalpaki-Kakavia”, citohet në median greke Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos.

Sipas tij, “projekti është teknikisht i vështirë, por do të ofrojë një autostradë të teknologjisë së fundit që forcon zhvillimin rajonal dhe kombëtar”.

Në foto: Gjurma e autostradës Janinë-Kakavijë, 70 km

Deklaratat e zyrtarit të lartë grek konfirmojnë se vlera 310 milionë euro për 70 kilometra nuk përfshijnë vetëm kostot për ndërtimin e rrugëve, por edhe për rehabilitimin e akseve dytësore dhe ndërtimin e veprave të artit dhe kryqëzimeve të mëdha.

Pra, investimi në Greqi ishte pak a shumë i ngjashëm me atë në Tiranë, ku, krahas rrugës kryesore, do të punohej edhe në aksesorët e saj. Në Greqi, e gjithë kostoja përllogaritet në 4.4 milionë euro për kilometër. Ndërsa në Shqipëri, vlera e saj ishte shumëfish më e lartë, plot 20 milionë euro për kilometër.

Etiketa: Edi RamaGreqiJaninë-Kakavijërrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
Para

“Agasi dhe Beqiri janë arratisur në Dubai”, Berisha: Mirlinda Karçanaj krymafioze, ja si u ndanë tenderat në AKSHI

TË GJITHA

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom