Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut.
Plagosja mësohet se është bërë me porosi të Gjoke Ndrevatajt dhe Xhemal Ukës të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen. Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.
Mësohet se autori ka ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme. Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.
Marku rezulton i dënuar me 11 vjet e 8 muaj burg në Itali për plagosjen e 4 marokenëve dhe 2 shqiptarëve.
Në Shqipëri ka kryer 6 vite të dënimit, edhe për armë pa leje dhe shitje droge. Raportohet se Ndrevataj më herët ka porositur rrahjen edhe të personave të tjerë, shqiptarë në Gjermani dhe Itali.














