Gazetari Klodian Tomorri, ka paralajmëruar se skema e propozuar e “Paqes Fiskale” rrezikon të shndërrohet në një mekanizëm të pastër pastrimi parash.
Sipas tij, fshirja masive e detyrimeve, mungesa e transparencës dhe mundësia për të deklaruar fitime të paekzistuara krijojnë një precedent të rrezikshëm në një ekonomi ku partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA, kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për rritjen e karteleve të drogës dhe fuqizimin e krimit të organizuar.
‘Këta me vërtetë thonë janë 200 mijë, gjysmën e asaj 1.5 miliardë euro që falen janë me gishta dore ata që i kanë dhe që këta i mbajnë dhe sekret.
Pastaj kemi formulën e famshme të paqes fiskale që i lejon biznesit të rishikojë gjendjen e keshit në 3 vitet e mëparshme.
Ai është mekanizëm i pastër pastrimi parash. Deklaro kesh deri në 30% shtesë për çdo vit, i lejon të deklarojë fitime imagjinare që nuk i kanë, kjo është çmenduri, kjo nuk ndeshet në asnjë praktikë apo regjim tatimor të botës.
Një ekonomi ku ndërkombëtarët, SHBA, kanë shqetësim kryesor dhe e thënë botërisht, dhe na vjen edhe tek urimi i pavarësisë, ka shqetësim kryesor kartelet e drogës, krimin e organizuar.
Tani kush i pastron paratë tek kjo paqja e famshme fiskale? Po këta do ti pastrojnë.
Sot ka vende dhe e aplikojnë shumë qeveri në perëndim, që subjektet, biznese apo qytetarë, të cilët krijojnë detyrime të papaguara në administratën fiskale zbatojnë atë ‘name and shame’, u publikojnë emrin me qëllim që të paguajnë sigurimet.
Ne ca bëjmë, ne falim 2 miliard euro dhe themi është konfidenciale’, tha gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.














