• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD humb veten, si mund të fitojë me kundërshtarin?

11:57 : 10/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Nëse do rreshtoheshin humbjet ndaj kundërshtarit politik, në zgjedhje qëndrore dhe lokale, por edhe në marrëveshje të nisura bukur dhe bitusura dhunshëm e përbuzshëm edhe me nënqeshje ndërkombëtare, do duheshin disa netë të gjata dimri për të kuptuar minimalisht përsëritjen e së njëjtës histori; që vetë PD-ja është e abonuar me dështimin e saj. Pa asnjë ndryshim, në formë dhe qëllim. Partia më e madhe opozitare ka humbur qëllimin dhe objektivën që ka çdo subjekt i madh politik: ardhjen në pushtet dhe qeverisje mbi idetë dhe programin e saj. Çarje, ndarje, në dukje ribashkim, ikje, riardhje e të ikurve, marrëveshje, zhbërje marrëveshjesh dhe në fund, numërim humbjesh. Emra që kapin majën dhe bien me kokë pingul, të tjerë që ngrihen nga hiçi dhe në fund vërtiten rreth një qëndrimi i cili vjen me formën e vjetër: flet gjenerali, miratojnë oficerët e “rangut të mesëm” dhe e pësojnë “ushtarët”, (votuesit e thjesht qytetarë), që sot janë të vetmit që vuajnë më fort shkeljen nga pushteti. Përtej sindromit të së “dashuruarit me shtypësin”, PD ngjan më shumë peng i vetvetes, teksa qarkullon rreth një oborri që e ka hapësirën e ngushtë, fizike dhe mendësie: nga buza e Lanës, deri pranë shkallëve të kryeministrisë. Britma, muzikë, kauza, përbetim për shembje regjimi dhe pas pak orësh mbyllet “shfaqja”: rikthim në bazën e ngushtë. Asnjë shenjë hapje, asnjë tingull zëri ndryshe të pranuar dhe mbi gjithçka asnjë shpresë për të kuptuar dhe luftuar kundërshtarin politik, kryeministrin Edi Rama, i cili sot gëzon mandatin e katërt radhazi, duke i bërë vendit disa të këqija, që as luftërat nuk i lenë si pasojë. Krimi, korrupsioni, kapja e institucioneve të pavaruara, rrëmbimi i ekonomisë në pak duar dhe largimi i mbi një milionë shqiptarëve, prej të cilëve 680 mijë të rinj, janë e keqja që mban vulën e qeverisë, por indirekt edhe përgjegjësinë morale ose papërgjeshmërinë edhe të opozitës. Shprehja lapidare e Lulzim Bashës kur sapo humbte deklaronte: “lufta sapo ka nisur”- gjen vend edhe në ditët e sotme. PD nuk ka nevojë të nisë luftë, ajo është në luftë, por gjithnjë me veten, duke bërë ‘pakt me djajtë’ e pushtetit, drejtëpërdrejtë apo tërthorazi. Rama sot është në kulmin e focës së tij pavarsisht malit me skandale, korrupsion të tmerrshëm dhe vrasës i përditshëm i shpresës së qytetarëve, ia del të rrijë majë pushtetit, me fitore numrash gjithnjë në rritje. Arsyeja? Duket jo vetëm, krimi korrupsioni përdorimi i pushtetit janë forca e tij, por është edhe dobësia e opozitës. Faktet vrasin…!

Kronologji dështimi

Në vitin 2017, PD pa busull dhe ide, futet në zgjedhje duke njohur humbje edhe më të thellë se ajo e vitit 2013. Shigjetat u nisën drejt Lulzim Bashës, por një mburojë mjaft e fortë nga “de fakto” drejtuesi, kthyen e thyen çdo shigjetë e zë që prekte postin e Lulzim Bashës. Fati i Bashës varej nga qëndrimi i Berishës, jo si indivit por fenomenit që mbart, i cili i dha edhe një mundësi tjetër humbësit, që nuk diti gjë tjetër përveçse të shkonte sërish në humbje.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Në shkurt 2019, PD dhe aleatja LSI dogjën mandatet e deputetëve, gjithashtu nuk morën pjesë edhe në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, duke i lënë dhuratën më të madhe në duar Ramës, pushtetin lokal të gjithin dhe njëkohësisht edhe atë qëndror.

Në vitin 2021, me bartjen e së shkuarës së ndërtuar keq, PD afrohet më pranë pushtetit, por në numra dhe jo qëllim. Kryetari Lulzim Basha me humbjen e katërt radhazi (zgjedhje lokale dhe qëndrore), risjell shprehjen: “lufta sapo ka nisur”, që për të mos ia ngrënë hakun, është personalisht e tij dhe tashmë që nga politika ka ikur pa nam e nishan kjo do i mbahet mend.

Basha nuk ikën sërish, mbështetjen e gjeti po tek Berisha, por përkohësisht, pasi në PD lufta që “sapo kishte nisur” u bë shumë më e ashpër, në maj 2021, vetëm një muaj pasi opozita humbi zgjedhjet. SHBA shpall Sali Berisha person “non grata”! Kjo “granatë defensive (mbrojtëse)” në duart e Bashës në fakt kthye “ofensive” (sulmuese) në fillim të shtatorit kur Basha lajmëroi se kishte vendosur të përjashtonte nga grupi Parlamentar i PD-së, Sali berishën, pikërisht për çështjen “non grata”.

Foltore dhe “fjetore”

Në sulm të hapur ndaj Lulzim Bashës, Sali Berisha e nisi me një grup të vogël mbështesisht rrugën pa kthim drejt qëllimit: Marrjen e Partisë Demokratike. Nga shtatori deri në dhjetor Berisha zhvilloi shumë takime me mbështetës të PD-së çka e finalizoi me Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit që shkarkoi Bashën dhe qëllimin për të marrë godinën e partisë. Basha njohu më 8 janar 2022 “betejën” më të madhe të “luftrave” që gjithnjë i lajmëronte.

Mbështetësit e tij, me hunj e drunj, si kamikaze u bënë mburoja mishi, por edhe me blindim dyersh u ngujuan në godinë për të mos e lëshuar, por Berisha me mbështetësit e tij e sulmoi “kalanë” në formën mesjetare, duke kthyer përmbys portën blind me kokë dashi… Ky kyrban kërkonte krye. Basha humbi në vijim jo vetëm kalanë, por edhe vulën që e mori në xhep, në ikje e sipër. Por për të marrë vulën “pakti me djallin” duket se ndodhi. Gjykata e Lartë nën kontrollin e plotë të qeverisë rikthen çështjen e vulës së PD-së në Gjykatën e Apelit dhe vendimi ishte në favor të “grupimit Berisha”, tashmë me shtëpi, vulë e riardhje të dissave që dukeshin sikur thonin: “u penduam o gjyshi i madh”!

Anëtarësia ashtu e deshi dhe ashtu u bë. Rikthimi i Sali Berishës dha shpresë tek ata idhtarë që ende hidhnin parrullat; “Nano Ik”, po e kuptuar se kundështari Rama ishte më mizor në qëllime dhe formë. I besuan fort edhe statutit të ri, të dalë nga “foltorja 1” e Berishës që sanksiononte se kryetari largohet nga posti nëse humbet zgjedhjet (pa asnjë prapashtesë, e shkruar qartë dhe pa interpretime).

Viti 2025, data 11 Maj, Rama siguron 83 mandate, PD dhe lideri saj humbet zgjedhjet, por largimi nuk vjen. Shpiket “Foltorja 2” dhe paradoksalisht huazohet shprehja lapidare “lufta sapo ka nisur”. Ashtu po ndodh. Lufta ka nisur me kohë dhe ajo po bëhet gjithnjë e më e ashpër, jo më kundërshtarin por të singjashmit. Me ata që një herë shkuan nga Basha, për ta mbrojtur nga Berisha dhe pastaj u kthyen nga Berisha për të mbrojtur “karrierën personale politike”, me mendjen e qetë për të qenë gjithnjë në opozitë, “luksin” e së cilës kanë nisur ta shijojnë dhe mos e lëshojnë.

Së fundmi, një rebelim a kundërshtim a kritik e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa personazheve interesantë të PD-së të përkrahur në primare, u pa si herezi nga kupola drejtuese. Çdo zë, ndryshe apo qoftë i ngjashëm me rregullin e tanishëm në PD nuk duhet të dalë nga strukturat drejtuese, ose më saktë kupola e saj, me një kryetar dhe disa anëtar që detyrën e vetme kanë aprovimin me kokë të fjalës së thënë nga Berisha. Por a është e mundur që të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme!? Partia Demokratike nga kreu në bazë ose është e përfshirë nga budallalëku pa fund e pa krye ose është e gjitha e kapur nga rama dhe segmente të mazhorancës dhe lëpin kockat e pushtetit dhe nuk i intereson të jetë shumicë në këtë vend. Partia Demokratike nuk po fiton dot as me Berishën, Nokën Salianin dhe Alimehmetin bashkë sim und të fitoj nëse disa prej këtyre ikin ose goditen në besueshmëri?

Foltoret e shumta që nuk janë gjë tjetër përveçse një riciklim i ideve dhe qëllimeve të dështuara, e kanë kthyer PD-në në një fjetore mendimesh, që as në ëndërr nuk mund të shohin fjalën e lirë, mendimin ndryshe dhe qëllimin që me frymë, hapje dhe rrotacion elitash në partinë më të madhe opozitare të mposhton të keqen që vjen nga Rama dhe qeverisja e tij. Në PD ka “luftë” pa të rënë, ndërsa në anën tjetër kënaqen nga kjo “valle shpatash” që gjithnjë fiton një i vetëm, sado në moshë të jetë, duatrokitjet nga kundështarët politikë vazhdojnë gjatë duke u kënaqur me “shfaqjen PD” e cila tashmë drejtëpërdrejtë po mban atë “të madhin Rama” në pushtet.

Etiketa: Edi Ramaervin salinajIlir AlimehmetiLulzim BashaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

KPA rikthen në detyrë prokurorin Dashnor Nure

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom