Një 42 vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi tentoi të hynte në Rinas, ndërkohë që akuzohej për vjedhje me dhunë në Zvicër.
“Ka rënë në pranga shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Itali, me qëllim ekstradimin e tij në Zvicër, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.”– njofton policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.














