Lëkundjet e forta të tërmetit që goditi brigjet e Japonisë, që më herët shkaktoi cunamin, janë ndjerë gjerësisht në të gjithë rajonin, duke krijuar panik dhe pasiguri tek banorët.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhjetëra video dhe foto që tregojnë momentin e tronditjes, me ndërtesa që lëkunden, objekte që bien dhe drita, që lëkunden me forcë.
Përdoruesit kanë dokumentuar çastet e frikës, teksa shumë prej tyre janë parë duke braktisur banesat dhe duke u strehuar në zona më të sigurta. Në një video, shfaqen makina, që lëkunden në rrugë.
Japonia mbetet një nga vendet më të ekspozuara në botë ndaj aktivitetit sizmik, për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.
地震エグかった!
めっちゃ揺れたよ💦
揺れも長かった!! pic.twitter.com/KCDS2uAkT8— くまた (@kumadayokuma3) December 8, 2025
Peizazhi i saj gjeologjik e bën jashtëzakonisht të rrezikuar jo vetëm nga tërmetet, por edhe nga cunamet, që shpesh pasojnë lëkundjet e fuqishme në det.
Autoritetet japoneze vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.












