• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stacionet e autobusëve, një hartë rreziku për qytetarët

12:44 : 07/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Qytetarët po rrezikojnë jetën çdo ditë duke pritur autobusin… Stacionet e autobusëve në Tiranë prej vitesh janë shndërruar në pika të nxehta të kaosit urban. Aty ku duhet të nisë një udhëtim i sigurt për qytetarët, shpesh nis pasiguria. Mungesa e sinjalistikës, ndalesat e autobusëve në mes të rrugës, korsitë e bllokuara nga biçikletat apo automjetet dhe stacionet e vendosura në mënyrë të gabuar, e kanë kthyer transportin urban në një burim të përditshëm rreziku.

Gjatë viteve të fundit janë dokumentuar të paktën 10 incidente të lidhura me autobusët, përplasje me makina, dalje nga rruga, goditje me automjete të parkuara apo edhe me këmbësorë. Ngjarja e e fundit e 1 dhjetorit në “Rrugën e Kavajës”, ku një autobus humbi kontrollin dhe goditi një vajzë me biçikletë, riktheu edhe një herë vëmendjen tek një problem që nuk po zgjidhet. Trafiku rëndohet çdo ditë, ndërsa policia ndërhyn me raste, me gjoba dhe karrotrecë.

Në shumë zona të kryeqytetit, stacionet kanë vetëm një tabelë e vetme metalike, pa informacione, pa strehë, pa stol dhe shpesh të vendosura në trotuare të ngushta ose pranë korsive të biçikletave.

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Dashnor Memaj shprehet se janë disa stacione që përbëjnë një rrezik për burime aksidentesh, pasi janë stacione pa fushëpamje të duhur, pa hapësira dhe pa korsitë e dedikuara.

Lexo edhe:

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

Memaj tha: “Në Tiranë janë disa stacione që përbëjnë një rrezik për burime aksidentesh. Duhet një ndërhyrje dhe studim nga Bashkia e Tiranës dhe Autoriteti Rrugor  Shqiptar dhe nga specialistë të ndryshëm privat, për të përcaktuar stacionet e qëndrimit, për të marrë pasagjerë dhe pa u bërë pengesë për mjetet e tjera dhe pa qenë burim aksidenti”.

Në pjesën më të madhe të rasteve autobusët ndalojnë në mes të rrugës, duke krijuar një zinxhir problemesh, trafik, konfuzion dhe rrezik për pasagjerët që zbresin apo hipin në urban.

Në zona të tilla si Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës, Astiri, Liqeni i Thatë apo edhe qendra e qytetit, mjetet e transportit publik ndalojnë në mes të rrugës, duke krijuar probleme me trafikun, për shkak të mungesës së korsive të dedikuara.

Një nga shembujt më problematikë është edhe stacioni pranë rrethrrotullimit të Saukut. Deri para pak kohësh autobusët ndalonin brenda rrethrrotullimit, pa sinjalistikë dhe pa vizat e bardha, ndërsa tani është zhvendosur pak më tutje, por sërish pa elementë sigurie.

Memaj shprehet se stacionet pranë kryqëzimeve pengojnë qarkullimin dhe rrisin rrezikun e aksidenteve, ndërsa si grup interesi nënvizoi se ka kërkuar herë pas here stacione të mirëfillta që plotësojnë standardet, jo vetëm në infrastrukturën me xhepa përkatës, por edhe me tabela elektronike, me sisteme informacioni, me strehë dhe stolat përkatës, si dhe akses për personat me aftësi të kufizuara, pasi shumë pak stacione i përmbushin këto kërkesa.

“Janë disa stacione që janë afër kryqëzimeve që përbëjnë një fluks të lartë të makinave, që pengojnë qarkullimin e mjeteve. Duhet të jenë në distanca më të largëta dhe me xhepat përkatës, për t’u cilësuar stacion i mirëfillltë i transportit publik. Aq më tepër në një rrethrrotullim nuk mund të ketë një stacion të transportit publik. Si grup interesi, kemi kërkuar herë pas herë stacione të mirëfillta që plotësojnë standardet, jo vetëm në infrastrukturën me xhepa përkatës, por edhe me tabela elektronike, me sisteme informacioni, me strehë qëndrimi dhe stolat përkatës. Prandaj duhet një ndërhyrje emergjente nga institucionet për të përcaktuar këto stacione, ku nuk përbëjnë pengesa për qarkullimin, nuk përbëjnë burim aksidenti, të plotësojnë kriterët për të gjitha kategoritë, duke përfshirë dhe personat me aftësi të kufizuar, të kenë kushtet e përshtatshme. Janë shumë pak stacione që e përmbushin këtë kriter”- u shpreh ai.

Transporti urban në Tiranë është bërë simbol i një sistemi të mbingarkuar dhe të paorganizuar. Aksidentet, trafiku dhe pasiguria nuk mund të zgjidhen me masa të pjesshme apo gjoba sporadike.

Qyteti ka nevojë për një reformim të plotë: Stacione funksionale, korsi të respektuara, sinjalistikë të qartë dhe planifikim të qendrueshëm. Vetëm kështu transporti publik mund të kthehet në një shërbim të sigurt, të besueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët./acqj.al

Etiketa: autobuseqytetarerrezik

Lajme të lidhura

NDRYSHE

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protesta e brezit Gen Z

19:29 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vlonjatë protestojnë te Sheshi i Flamurit

18:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit parashtrojnë kërkesat: Nuk negociojmë mbi pasuritë e shqiptarëve

19:12 : 02/06/2026
Para

Zhduket 19-vjeçarja në Tiranë

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom