Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mehalla,
Pas gjetjes së një “Audi”-i të djegur në fshatin Mirakë, i cili dyshohet se shërbeu për largimin nga vendngjarja, forcat e rendit kanë lokalizuar në qytetin e Durrësit një tjetër automjet. Sipas raportimeve ky automjet mund të jetë përdorur ose në fazat përgatitore të atentatit, ose menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit.
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
LEXO EDHE:














