Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat ku komentoi vendimin e GJKKO ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e pezullimit nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Ballukun, e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Balluku se po përpiqen të mbrojnë “vjedhjet e kryera me taksat e qytetarëve”. Ai tha se vendimi i GJKKO është shpallur nga mediat pranë qeverisë si “puçist antikushtetues”, ndërsa sipas tij kjo është një përpjekje për të relativizuar krimin e përbashkët.
“Dyshja Rama-Balluku, të kapur në flagrancë, janë vërsulur me tërbim drejt Gjykatës Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO,” u shpreh Berisha.
Sipas tij, qeveria po përdor të gjitha mjetet e presionit ndaj gjykatës për të ndryshuar masën e pezullimit të Ballukut. Berisha e cilësoi këtë si një akt të dëshpëruar për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe për të mbrojtur organizatën kriminale që, sipas tij, vepron në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.
Berisha: “Dyshja Rama Balluku përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Të kapur në flagrancë me vjedhje të taksave të qytetarëve Rama dhe Lubi Balluku në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët janë vërsulur me tërbim drejt GJK duke shpallur me mediat e tyre si puçist antikushtetues vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut , de facto për vjedhjen e përbashkët Ramën dhe organizatën kriminale në drejtorinë e përgjithshme të rrugës.
Këta bashkëhajtudë shkuan në GJ K për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO. Po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj Gjykate.”














