• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qindra hektarë tokë nën ujë, rrugë të bllokuara dhe fshatra pa energji, si paraqitet situata nga reshjet në vend

15:57 : 26/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet në disa zona të vendit, duke shkaktuar bllokim rrugësh, dëme në tokat bujqësore dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata paraqitet problematike në disa qarqe, ku uji ka vënë nën presion argjinaturat dhe ka izoluar fshatra të tërë.

Lezhë – banesat përmbyten nga kanalizimet e bllokuara
Në qytetin e Lezhës, uji hyri në bllokun e banimit “11-Janari” në lagjen “Besëlidhja”, pasi kanalizimet nëntokësore nuk përballuan sasinë e madhe të prurjeve. Banorët raportojnë se niveli i ujit u rrit me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në katet e para të banesave dhe bizneseve.

Lushnjë – Semani mban nën ujë 180 hektarë tokë
Në zonën e Lushnjës, Lumi Seman vijon të ketë prurje të larta për shkak të shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës, që sipas të dhënave shkon deri në 250 m³/sekondë. Brenda argjinaturës në Ngurrëz të Vogël, Imshtë dhe Zhelizhan, rreth 180 hektarë tokë bujqësore janë ende të përmbytura. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë në Tërbuf, Divjakë, Fier-Shegan, Krutje, Këmishtaj dhe Karavasta.

Kukës – rrëshqitje dherash dhe fshatra pa energji
Në qarkun e Kukësit reshjet vazhdojnë me intensitet, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokime në disa akse kryesore: Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Krumë–Tropojë, si dhe Tropojë–Qafë Morinë.
Disa zona vijojnë të jenë pa energji elektrike, përfshirë Mamëzin, Kolshin, Surroin, Tropojën e Vjetër, Fierzen, Llugajn, Margegajn, Zarishtin dhe Fajzën.

Fushë-Arrëz – probleme të përsëritura me rrëshqitjet
Në Fushë-Arrëz, reshjet kanë sjellë ndërprerje të energjisë në disa fshatra dhe prani dherash e gurësh në rrugët rurale, një situatë që është përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit.

Lexo edhe:

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

Kolonjë – ndërhyrje emergjente në argjinatura dhe rrugë
Në Bashkinë Kolonjë, është punuar me ekskavator në argjinaturën e përroit të Shtikës dhe Bezhanit, ndërsa në Gostivisht fadromat po pastrojnë dherat e rrëshqitura. Punimet vijojnë edhe në urën e Qinamit, e cila kërkon ndërhyrje urgjente.

Maliq – punime për mbrojtjen e lumit Devoll
Në Maliq, ekipet po punojnë në argjinaturat e lumit Devoll dhe në zonën e urës, ku po stacionohen inertet për të forcuar mbrojtjen. Pas testimit të rrugës, do të nisë edhe transporti i inerteve drejt zonës së çarjes së evidentuar. Aksi Lozhan–Mesmal po pastrohet për të rikthyer lëvizjen drejt katër fshatrave të izoluar: Velçan, Selcë, Mesmal dhe Niçë.

Vlorë – rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara
Pranë fshatit Vllahinë, rrëshqitja e dherave bllokoi për orë të tëra qarkullimin, ndërsa mungesa e barrierave mbrojtëse në rrugë ka shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Në fshatin Rromës situata është përsëritur përsëri, pavarësisht protestave të banorëve, të cilët thonë se Bashkia Selenicë nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Rrëshqitje dherash janë regjistruar edhe në aksin Tepelenë–Gjirokastër, në zonën e quajtur “Shkalla e zezë”, duke vështirësuar qarkullimin.

Etiketa: lezheLushnjepermbytjereshjeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026
AKTUALITET

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

09:34 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026
Para

Skandali "Bankers"/ SPAK nis hetime te Tatimet dhe Doganat! Në “sitë” edhe zyrtarë të lartë

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Dyshime për rrjedhje gazi në hotelin “Vlora Priam”, turistët përfundojnë në spital

23:06 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabet