Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Në një prononcim për News24 mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dhe se bën kimioterapi në Tiranë.
Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.
“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha banori.














