Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme dhe forca e tij ishte më e madhe.
Lëkundjet sizmike me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Lefkadës, në orët e para të ditës së sotme (17 nëntor).
Ekspertët thanë se epiqendra ishte pranë Agios Nikitas, dhe sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës cilësohet një tërmet relativisht i fortë.
Nuk ka informacione për të lënduar dhe dëme materiale, ndërsa ekziston frika edhe për pasgoditje.
Edhe ditën e djeshme pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter në jug të Spilios, Rethymno.















