Një ambjent i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Policia në Shkodër.
Për pasojë janë arrestuar Përparim Ndrevataj, 27 vjeç, Sebastian Gjoka, 24 vjeç dhe Artan Bilali, 58 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç.
Gjithashtu, u ndaluan dy punonjësit e OSHEE-së Genc Aliaj, 63 vjeç dhe Blendi Cufaj, 33 vjeç, dhe u proceduan penalisht edhe pesë punonjës të tjerë për shpërdorim detyre.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan:
119 bimë të dyshuara kanabis
2.17 kg kanabis të tharë
284 pajisje elektrike për kultivim
7 celularë
1 armë zjarri pistoletë me municion
Dokumente italiane dhe targa angleze të dyshuara të falsifikuara
Orë dore Rolex, byzylykë, unazë, DVR, fenelina si e policisë, rripa dhe këllëf armësh
Një shumë parash në paund anglez.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.













