Deputeti Klevis Balliu, ka reaguar pas atentatit mafioz në Rinas, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, i cili mësohet se është punonjës i AMP-së.
Në një reagim në rrjete sociale, Balliu ironizon ministren, Albana Koçiu e cila u shpreh sot në mbledhjen e Komisionit Komisionit të Punëve të Brendshme se Shqipëria është vendi më i sigurt.
Balliu thekson se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pas mbledhjes, ndërsa ngre akuza se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.
Postimi i Balliut
Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi se Shqipëria është vendi më i sigurt dhe me një rritje të vazhdueshme të sigurisë.
Por menjëherë më pas ndodh një atentat mafioz në aeroportin e Rinasit, zonën që supozohet të jetë më e sigurta në Shqipëri.
Ky fakt tregon qartë se qeveria ka në plan të fshehë të vërtetën, sepse është bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë me ata që kryejnë këto atentate, duke rrezikuar jetën e të gjithë shqiptarëve.
Kur aeroportet nuk janë të sigurta, kur shkollat nuk janë të sigurta, kur gjykatat nuk janë të sigurta — çfarë mbetet më?
LEXO EDHE:














