Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore është e ulët. Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ, deri në orën 14:00 votuan 13.82% e zgjedhësve ose 29 948 qytetarë.
Mati është bashkia me numërin më të lartë të pjesëmarrjes me 31.50% të zgjedhësve, ndërsa Vlora është bashkia me numrin më të ulët, ku kanë votuar vetëm 9.38% e zgjedhësve.
Mati ndiqet nga Tepelena ku kanë votuar 27.7% e zgjedhësve, ndërsa në Cërrik pjesëmarrja është 20.35%, në Berat 14.3%.
Nga të dhënat e ndara nga KQZ, pjesa më e madhe e qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim i përkasin grumpmoshës plus 65. Vihet re një interes i ulët i të rinjve për të votuar.














