• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
në RAJONI

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tuzlës, në verilindje të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku një zjarr masiv ka përfshirë një azil pleqsh, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 20 të plagosur.

Zjarri shpërtheu gjatë natës, rreth orës 21:00 (me orën lokale), në një ndërtesë ku strehoheshin dhjetëra të moshuar, shumë prej tyre me lëvizshmëri të kufizuar. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse angazhuan mbi 20 efektivë dhe mjete të shumta për ta vënë nën kontroll situatën.

Sipas mediave lokale, disa nga viktimat mbetën të bllokuara në dhoma plot tym, ndërsa pjesa tjetër u shpëtua me simptoma të rënda dehjeje nga tymi. Imazhet nga vendngjarja tregojnë ndërtesën të dëmtuar rëndë, me çatinë pjesërisht të shembur.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se viktimat janë kryesisht të moshuar, ndërsa numri i saktë i të plagosurve mbetet ende i paqartë. Stafi i qendrës raportohen se ka tentuar të ndihmojë banorët para mbërritjes së zjarrfikësve, por nxehtësia dhe tymi i dendur e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen.

Lexo edhe:

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

Ndahet nga jeta ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, shërbeu në administratën e George W. Bush

Zyra e Prokurorit të Tuzlës ka hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar origjinën e zjarrit. Një qark i shkurtër elektrik ose një defekt teknik janë ndër pistat kryesore që po merren në shqyrtim, megjithëse asnjë shkak nuk është konfirmuar ende.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në azilet e pleqve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ministri i Brendshëm boshnjak ka njoftuar se inspektime të jashtëzakonshme do të zhvillohen në të gjitha institucionet e kujdesit për të moshuarit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

Qeveria e Bosnjës u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, ndërsa komuniteti lokal i Tuzlës është në zi kombëtare për tragjedinë./Alsat.mk

Etiketa: ailbosnje hercegovinevdekjezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025
BOTA

Ndahet nga jeta ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, shërbeu në administratën e George W. Bush

14:23 : 04/11/2025
AKTUALITET

Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

20:32 : 03/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

18:44 : 03/11/2025
BOTA

E trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i “Nikita” dhe “Puthja e dragoit”/ FOTO

18:36 : 02/11/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në aksin Strum-Roskovec

18:10 : 02/11/2025
Para

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

TË GJITHA

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025

Rama nuk lejoi pyetje për Ballukun, Berisha: Formë staliniste e kontrollit mbi median

12:46 : 05/11/2025

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

12:40 : 05/11/2025

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

12:33 : 05/11/2025

Kërcënimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

12:27 : 05/11/2025

“Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi citon SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira

12:23 : 05/11/2025

Rama mbledh në Kryeministri kreun e Kuvendit, atë të Grupit të PS-së dhe Komisioneve Parlamentare

12:14 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com