• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
në BOLD BLOG, BOTA

Shkruar nga Piro Nase

“Në botën pa ekuilibra fuqie, nuk ka paqe, por pasiguri; paqja nuk është gjendje natyrore, por rezultat i përpjekjeve të atyre që e ruajnë”, paralajmëroi Riçard Nikson, duke përshkruar me saktësi logjikën e rendit gjeopolitik.

Sot, bota ndodhet në pikëkthese të shembjes së rendit ndërkombëtar të paqëndrueshëm dhe krijimit të botës së re shumëpolare, ndërsa takimi mes presidentit të SHBA Donald Tramp dhe liderit kinez Si Gjinping në korridoret e samitit të APEC në Korenë e Jugut, do të jetë hap tjetër drejt përshkrimit tashmë të përcaktuar të krijimit të arkitekturës së fuqisë së re në të cilën politika globale pushon së funksionuari sipas modelit të një force të vetme që përcakton rregullat.

Në vend të kësaj, në sipërfaqe del ekuilibri trepalësh-Rusia dhe Kina si bërthama euroaziatike që prej dy dekadash ka ndërtuar sistematikisht aleancë strategjike dhe Shtetet e Bashkuara që në rendin e ri nuk kthehet si hegjemon, por si aktor i gatshëm për marrëveshje.

APEC mbledh liderët e 21 vendeve anëtare dhe zyrtarët më të lartë të rajonit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, arritjen e marrëveshjeve rreth prioriteteve dhe “formësimin e së ardhmes së rajonit”. Rezultati i pritur është deklaratë që konfirmon angazhimin për inovacion të përgjegjshëm, me rritje të gjelbër dhe ekonomi dixhitale, nën theksimin e rolit të APEC në planifikimin ekonomik global.

Lexo edhe:

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Megjithatë, pas axhendës së dukshme ekonomike, shpaloset dhe dramaturgjia e padukshme gjeopolitike: takimi Si-Tramp hap derën e arkitekturës së re të sigurisë, themelet e së cilës nuk bazohen më në sanksione e blloqe, por në balancimin e sferave të interesit. Ndoshta simbolikisht dhe minimalisht ishte tregues dhe heqja e sanksioneve ndaj ish presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik dhe 48 politikanëve të tjerë sërbë në Bosnjë që etiketoheshin si prorusë, por që në të vërtetë janë pro Trump.

Jens Stoltenberg, ish sekretar i përgjithshëm i NATO në vitin 2018 tha se po NATO po përballet me situatën më komplekse dhe të paparashikueshme të sigurisë nën përmendjen e Rusisë, Lindjes së Mesme dhe Koresë së Veriut si sfida kyçe të sigurisë. Pranimet e mëvonshme se marrëveshjet e Minskut shërbyen si përgatitje e Ukrainës për luftë me Rusinë, konfirmuan mungesën e vullnetit të vërtetë europian për dialog. Administrata Bajdenit më pas intensifikoi më tej politikën e sanksioneve dhe mbështetjen ushtarako-politike ndaj Kievit, duke e tërhequr SHBA në konfrontimin më të rrezikshëm qysh nga kriza kubane dhe duke çelur çështjen e vetqëndrueshmërisë së modelit që bazohet në ndëshkimin ekonomik dhe eskalimin ushtarak.

Në vend të hegjemonisë, politikës së hipokrizisë, sanksioneve, si dhe masave neokoloniale, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin në vitin 2024, paraqiti iniciativën e krijimit të arkitekturës së sigurisë euroaziatike, e cila mbështetet në parimin se për problemet rajonale, vendosin kryesisht fuqitë rajonale-“prej Murmanskut deri në Nju Delhi, nga Lisbona e deri në Pekin e Xhakartë”, theksoi në intervistën për “Politika” Aleksei Drobinin, drejtor i Departamentit për Planifikimin e Politikës së Jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Ky kuadër është i hapur si për anëtarët e NATO dhe BE me kusht që të heqin dorë nga politikat konfrontuese dhe synon të funksionojë përmes formateve egzistuese: SHOS, BRIKS, CIS, CICA, ASEAN, GCC. Ai lidhet mbi doktrinën e Si Gjinping për “të ardhmen e përbashkët të njerëzimit”, e cila insiston tek sovraniteti, tërësia territoriale, mosimponimi, si dhe tregtinë e zhvillimin pa kushte.

Kina dhe Rusia për dy dekada kanë ndërtuar partneritetin më të thellë strategjik të epokës moderne: nga energjia dhe logjistika, përmes bashkëpunimit shkencor e teknologjik dhe marrëveshjeve financiare përtej monopolit të dollarit, deri tek konsultimet e sigurisë në nivelin më të lartë. Emëruesi i përbashkët është i qartë: pa hegjemoni dhe pa ndëshkim ekonomik si metodë politike; me balancim të fuqisë dhe zgjidhjeve të konfliktit me marrëveshje. Sot, ky bosht është realitet politik dhe jo deklaratë.

Rikthimi i Tramp në krye të SHBA, nuk përfaqëson vetëm ndryshim administrate, por rrotullim tektonik: prej doktrinës së hegjemonisë drejt njohjes realpolitike të botës trepalëshe. Takimi mes Putin dhe Tramp në Alaskë sinjalizoi kuptimin se SHBA kanë ndikim dominant në Europë, ndërsa Rusia është dominante në hapësirën euroaziatike-jo ekskluzivisht, por kryesisht, me nevojën për të zgjidhur konfliktet e interesit përmes marrëveshjes. Kjo matricë nuk ka shumë të përbashkëta me kuptimin eurocentrik të sigurisë dekadën e fundit: Europa, e cila udhëhiqet gjithnjë e më hapur nga logjika e luftës, po humbet kapacitetet për të qenë subjekt vendimarrës.

Biseda mes Tramp dhe Si në Gjongu, paraqet hap në të njëjtin drejtim: SHBA nuk janë në pozitë që të diktojnë kushte, por janë në pozitë për të stabilizuar rolin e vet në rendin e marrëveshjes. Ky rend nuk e mbyll hapësirën për interesat amerikane-përkundrazi, i legjitimon ato brenda ekuilibrit trepalësh me bërthamën tashmë të formuar kinezo-ruse.

Hapi logjik tjetër është takimi mes Putin dhe Tramp e më pas, formati tripalësh Tramp-Putin-Si, si ngjarje kyçe në riorganizimin e rendit global. Në këtë konfiguracion, Europa shfaqet si vëzhguese. E lidhur me logjikën dhe sanksionet e bllokut dhe e varur nga strukturat e jashtme të energjisë dhe sigurisë, ajo nuk ka një vend autonom në tryezën ku vendosen rregullat e rendit të ri.

Takimi në Gjongju, sigurisht që nuk do të mbetet takim i zakonshëm bilateral, por piknisje në epokën e gjeopolitikës së re, themelet e së cilës janë dakordësuar tashmë. Si dhe Tramp hyjnë në bisedë me praninë e pashmangshme të Rusisë si shtyllë e barabartë. Kthimi i Tramp në krye të SHBA, shënon braktisjen e ëndrrës unipolare dhe pranimin e realizmit tripalësh. Është e qartë se nuk egziston asnjë përfitim që do t’a ndante Si nga linja strategjike me Putinin, e ndërtuar për plot dy dekada, as ai presion që do t’a detyronte Moskën të hiqte dorë nga platforma euroaziatike dhe me shumë gjasa as “zgjimi gjeopolitik” europian që do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. Pra, Rusia dhe SHBA janë ndërtueset e Rendit të Ri Botëror, në të cilin Kina do të jetë shtylla e ruajtjes së ekuilibrit mes Rusisë dhe SHBA.

Etiketa: kinanatoRiçard NiksonRusiaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një person

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com