Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një djalë i mitur dyshohet se është përdhunuar nga një 48-vjeçar.
I arrestuari me iniciale F. B., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, informuan blutë.














