Është shtyrë sërish seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve.
Ndërkohë gjykata e posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë.
Sakaq seanca e radhës është parashikuar të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00.
Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Sipas SPAK, akuza përfshijnë:
- 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim;
- Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten;
- Deklarim i rremë i pasurisë;
- Fshehje të ardhurash;
- Shpërdorim detyre;
- Futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit.













