• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqe 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro.

Por, në momentin e fundit rezultoi se apartamenti ishte vetëm 52 m², duke i ndryshuar kushtet e kontratës. Gjinovefa kishte dhënë 2 mijë e 800 euro kapar, pa marrë kupon tatimor. Kur refuzoi ta blinte apartamentin për shkak të ndryshimit të sipërfaqes, agjencia ia dogji kaparin, duke e lënë pa shtëpi dhe pa paratë e saj.

“Përshëndetje! Jam një qytetare nga Durrësi. I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem që kam me një agjensi “Dita Real Estate”, me administratore Diturie Dishi. Do të merrja një apartament në zonën e plazhit. Ata na thanë që është 58 m² i brendshëm dhe dhe 67 m² i jashtëm. Kemi bërë një kontratë. I dhashë si kapar 2800 euro. Kam bërë pagesën pa asnjë kupon tatimor.”

Ndërkohë, çmimi i shitjes është 70 mijë euro. Nëse pala blerëse tërhiqej humbet vlerën e garancisë 100%, pasi 50% i takon pronarit dhe 50% agjencisë. Ndërkohë, nëse tërhiqej pala shitëse paguante dyfishin e vlerës, ku sërish 50% i takon agjencisë.

“Asnjë nga palët nuk u tërhoq, por u ndjeva e mashtruar, sepse metrat katrot të apartamentit nuk janë aq sa më kanë premtuar. Rezultoi 52 m² i brendshëm. 6 metra katrot i bie diku tek 8 mijë euro.”

Lexo edhe:

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Durrës, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim/ EMRAT

Në këto kushte pati një prishje të kontratës për blerje dhe jo një tërheqje. E ndodhur në këto kushte, apartamenti nuk iu shit blerësit Gjinovefa Menallas, por iu shit një gruaje tjetër brenda një jave. Por, Gjinovefa Menalla, përveç se ngeli pa apartament, ngeli dhe pa marrë kaparin.

“Çfaj kam unë që nuk më kthejnë lekët, apartamenti u shit, më kanë mashtruar, tani unë kërkoj lekët e mia. Vajta në agjensi për të kërkuar lekët e mia, pasi u ndjeva e mashtruar, por këta më thanë ik se do ta zgjidhim me polici dhe me gjykata. Kështu që nuk ke punë më me ne.

Pastaj unë iu drejtova Piolicisë së Durrësit për të bërë denoncimin për kthimin e lekëve të mia, atje më priti oficeri i Policisë, Arditi, tek krimi ekonomik dhe atje u konfirmua që këta mi kanë marrë lekët pa një kupon tatimor. Nuk kishin lishencë të përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre për pasuritë e patundshme dhe më thanë do ta ndjekim në vazhdim. Tani unë kam tre muaj që nuk marr asnjë përgjigje.”

Gjinovefa Menalla iu drejtua Policisë së Durrësit, ku OPGJ Ardit Maksuti regjistroi denoncimin e saj, duke konstatuar se agjencia operonte pa kupon tatimor dhe pa licencë. Dosja iu dërgua Prokurorisë së Durrësit, por prokurori Edmond Koloshi vendosi “mosfillim të çështjes”, duke argumentuar se ndryshimi i sipërfaqes nuk përbënte mashtrim.

“Rasti është referuar në prokurori për fshehje të ardhurash, moslëshim i kuponit tatimor, dhe ju a ve në dispozicion dhe shkresën përcjellëse.” – konfirmon OPGJ-ja, Ardit Maksutu.

“Ka një vendim që i është komunikuar zonjës. Ta marrë vendim dhe të paraqitet tek sekretaria, të kërkojë një kopje të vendimit, sepse ja kemi nis në adresën që ka dhënë ajo, ta lexojë vendimin dhe pastaj ka të gjitha të drejtat, si është Kodi i Procedurës Penale.

Ju nuk e thoni dot vendimin? Po pse ti kujton se vetëm këtë vendim kam në punë unë.” – shprehet prokurori Edmond Kaloshi.

“Stop” e çoi rastin deri në fund duke u përballur me administratoren e agjencisë, Dituri Dishi, e cila madje tha se çështja ishte zgjidhur me policinë dhe prokurorinë. Pas ndërhyrjes së emisionit, Gjinovefa Menalla arriti të marrë mbrapsht paratë e saj./Emisioni “Stop”

Etiketa: apartamentiDurresEdmond KoloshiGjinovefa Menallamashtrimiprokuroriprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Durrës, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim/ EMRAT

09:49 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025
AKTUALITET

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Manzë, Gjekmarkaj: Ministria e Brendshme dhe Policia, institucione të paralizuara

11:16 : 22/10/2025
AKTUALITET

Ngjarja e rëndë në Durrës/ Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti që u vra pas sherrit për një kafe

11:03 : 22/10/2025
Para

Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i Aleancës Kosova e Re, emërohet pasuesi i përkohshëm

TË GJITHA

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025

Vranësira, por priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

07:58 : 24/10/2025

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025

“Mori vilë ngjitur me Ramën”, Hoxha: Martinaj u bë armik publik dhe kundërshtar i qeverisë

22:47 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com