Analisti Andi Bushati në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, e quajti tenderin e aeroportit të Vlorës një abuzim të madh që fsheh interesa private dhe përfitime qeveritare.
Sipas Bushatit, debati për aeroportin nuk duhet parë si një konflikt mes biznesmenësh, por si një çështje që prek interesin publik dhe parimet e shtetit ligjor. Ai tha se mënyra se si po zhvillohet projekti ngre dyshime të mëdha për ligjshmërinë dhe transparencën e tij.
“Mënyra më e mirë për të trullosur publikun dhe për të shpëtuar qeverinë është që ta paraqesim këtë histori si një sherr midis dy biznesmenëve — kush ka dhënë dhe kush ka marrë para. Por optika është krejt tjetër. Këtu nuk flitet për interesa privatë, por për interesin publik,” – u shpreh Bushati.
Andi Bushati: Mënyrë më të mirë për të trullosur publikun dhe për të shpëtuar qeverinë, është që këtë debat ta diskutojmë si një sherr midis dy biznesmenëve që kush ka dhënë ca para e kush ka marrë ca para. Në fakt, opktika është krejt tjetër. Ne nuk duhet të flasim nga interesi i asnjë prej biznesmenëve por nga interesi publik. Interesi publik ka disa etapa.
Shkut thoshin këta, por nuk janë bërë më shumë se gjysma e punës…Tani atë do ta shohim por thonë që as pista nuk është e kalueshme nga kontrollet ndërkombëtare.
E dyta: para se ti hyjmë nëse e ka fajin apo të drejtën Pacolli apo ortaku i tij, duhet të shohim historinë. Çfarë është kjo ngjarje? Ne kemi një bandë vendimmarrëse që dalin në zyrë me një mendim: Ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë ndonjë lekë sot. Si inceneratori është edhe kjo…ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë lekë sot.
Po ta shikosh historinë e aeroportit të Vlorës, nuk është vetëm tek tenderi. Daton që në vitin 2017. Edi Rama ka çuar në 2017 një ligj special, si ligji ‘fusha për teatrin’, për tia dhënë një kompanie me emër. Është bërë 1 vit debat për këtë punë…
Që këtu fillojmë: Kjo është një gropë që do të nxjerrim para! Pastaj do të vijmë tek tenderi që thotë Mandi…Po ti hysh dokumenteve të tenderit që fitoi pacolli dhe një kompani turke, është skandal. Kompania angleze po e ankimon sot. Ka shkuar çështja deri në parlament Evropian.