Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e krimeve ekonomike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një 35-vjeçar me inicialet Z.Sh.(Rr.), i cili rezulton me precedent penal jashtë vendit për krime ekonomike dhe kundër personit.
Ai dyshohet se ka kryer vjedhje të parave dhe sendeve me vlerë në disa banesa dhe subjekte të ndryshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan një tjetër shtetas, 34 vjeç, me inicialet M.V., i cili dyshohet se gjatë muajit shtator 2025 ka vjedhur xhirot ditore në dy subjekte tregtare, ku në njërin prej tyre ishte i punësuar.