• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga BoldNews.al

Gjyqtarët, më në fund, kanë folur për herë të parë hapur, për situatën e rëndë dhe emergjente në sistemin e drejtësisë. Rreth një dekadë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, gjyqësori është në pikën e tij më të ulët. Kjo nuk është shprehje e opozitës, as e medias, dy entitete që e kanë ngritur shpesh shqetësimin mbi gjendjen e gjyqësorit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, thotë se “nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme”.

Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, flet për “ngarkesa në punë, të shtuara në mënyrë të palogjikshme nga një proces Vetingu i paqartë e raskapitës; mungesë e paarsyeshme e burimeve njerëzore, mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës, mungesa e frikshme e sigurisë”.

Në një sallë të mbushur me tension, gjyqtarët e Republikës zhvilluan një takim urgjent, pas atentatit vrastar, që i mori jetën kolegut të tyre të Apelit, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, në 6 Tetor 2025.

Lexo edhe:

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

Në foto: Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës

Megjithëse asnjëri prej folësve nuk e përmendi specifikisht termin “Reformë në Drejtësi”, gjithçka ata thanë lidhej pikërisht me pasojat dramatike, që pasuan paketën e gjerë kushtetuese e ligjore, të miratuar në vitin 2016.

Kritikat e gjyqtarëve për situatën emergjente në drejtësi erdhën në të njëjtin moment, kur maxhoranca socialiste në Parlament mbronte me forcë suksesin e Reformës, përballë një opozite që kërkonte, po me force mbajtjen e qeverisë për situatën e rëndë dhe, specifikisht, shkarkimin e Ministres së Brendshme Albana Koçiu, pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit.

“Gjykatat, në gjendje të mjerueshme”

Mbledhja e gjyqtarëve u drejtua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ai, një prej hartuesve të Reformës në Drejtësi dhe i promovuar në detyrë falë asaj pakete ligjore, kishte zgjedhur të qëndronte i heshtur për shumë vite, pavarësisht se situatën e vështirë e ka pasur shumë të qartë.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka nxitur reflektimin tek Sadushi. Ai e cilësoi situatën “në gjykatave në gjendje të mjerueshme”. Sadushi kritikoi performancën e dobët të Këshillit të Larttë Gjyqësor, mungesën e mbështetjes nga strukturat qeveritare, por edhe rolin, shpesh herë jo pozitiv të “gjyqtarëve mediatikë”.

Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Megjithatë, kreu i Gjykatës së Lartë pranoi të ngrinte gishtin nga vetja.

“Përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete”, tha Sadushi.

Më tej: “Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet”.

Në fund, ai u përcolli një mesazh të gjithë gjyqtarëve që të mos heshtin më. Nga ai i pari. “…Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve…. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës”.

Edhe këtu, nuk iu referua asnjë emri të përveçëm. Megjithatë, fjalët e thëna prej tij, janë një hap i parë, shumë i rëndësishëm. Është një alarm, më së pari për veshët e kryeministrit Edi Rama, i cili, në të njëjtën ditë, nga një Ministerial i NATOS-s, përmendi sërish rezultatet dhe sukseset e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

“Veting i paqartë, rraskapitës”

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, ishte i vetmi që përmendi një aspekt të Reformës në Drejtësi. Më konkretisht, elementin që përgjysmoi trupën gjyqësore-Vetingun.

Ai e konsideroi procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve si “të paqartë dhe rraskapitës”. I ideuar si një mekanizëm për pastrimin e gjyqësorit nga elementët e korruptuar, Vetingu përfundoi në një proces të rrëmujshëm, me standarde të shumëfishta dhe me akuza e dyshime të forta për ndikim politik qeveritar mbi trupat e Rivlerësimit.

Në foto: Kryetari në detyrë i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha

Me 265 gjyqtarë në detyrë, nga 417 që është organika e plotë, sistemi i drejtësisë është prej vitesh në prag kolapsi. Mungesa e gjyqtarëve ka sjellë pasojë të drejtëpërdrejtë mbi zvarritjen e çështjeve ndër vite. Llogaritet se qytetarët duhet të presin nga 8 deri në 15 vite, që rasti i tyre gjyqësor të marrë me një vendim përfundimtar.

Mungesës së gjyqtarëve u bashkëshoqërohet edhe gjendja katastrofike e infrastrukturës. “Mungesa e godinave të përshtatshme vecanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet është një gjendje e cila na shoqërinë në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash të cilat funksionojnë në ambjete, që janë përdorur dikur si fjetina apo, qendra trainimi për kafshë policie…”, thotë gjyqtari Gerd Hoxha.

Sa i përket sigurisë, Hoxha, duke iu referuar rastit tragjik të gjyqtarit Astrit Kalaja, deklaroi: “Situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër”.

“Situatë demoralizuese”

Për kreun e Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, “gjendja e gjyqësorit sot është e papranueshme dhe demoralizuese”.

Ai paraqiti edhe disa pika për mënyrën se si mund të rritet siguria për gjyqtarët dhe institucionin e gjykatës, sugjerimë që morën hapësirë të konsiderueshme edhe në Deklaratën Përmbyllëse të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Në foto: Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani

Bani, ashtu si edhe folës të tjerë, kishin një mesazh mirëkuptimi edhe për median dhe opinionin publik. “…Është detyrë e çdo institucioni, çdo qytetari dhe çdo gazetari të kontribuojë për ngritjen e një fryme të re bashkëpunimi dhe respekti ndaj drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem gjyqësor të fortë, të sigurt dhe të respektuar, ashtu siç e meriton vendi ynë”.

Çfarë ndodh më pas?

Në përfundim të mbledhjes disa-orëshe dhe me dyer të mbyllura, Mbledhja e Gjyqtarëve miratoi një Deklaratë, në të cilën konfirmohej se “sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin”.

Mbledhja e Gjyqtarëvve kërkon nga “Këshilli i Lartë Gjyqësor që të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional” dhe “pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kjo është goditja e parë frontale që gjyqtarët, të grupuar, i japin Qeverisë së Edi Ramës. Kërkesat e tyre, në thelb, e kanë zgjidhjen vetëm tek maxhoranca parlamentare dhe kabineti qeveritar, dy pushtete të kontrolluar me dorë të fortë ngë kryeministri.

Por, përballë një njeriu, i cili e prezanton Reformën në Drejtësi si një rast super-suksesi të vizionit të tij politik, mbetet për t’u parë në vijim nëse Rama do t’i marrë në konsideratë kërkesat e gjyqtarëve.

LEXO EDHE:

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

 

 

Etiketa: Astrit KalajaEdi RamagjyqesoriGjyqtaretsokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

15:47 : 09/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025
Para

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

TË GJITHA

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com