• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

NASA prezanton ekuipazhin e Artemis III, hapi i radhës drejt rikthimit të njerëzve në Hënë

13:10 : 10/06/2026
në BOTA

NASA ka prezantuar këtë të martë katër astronautët që do të jenë pjesë e misionit Artemis III, një etapë kyçe në programin amerikan që synon rikthimin e njerëzve në Hënë.

Astronautët Randy Bresnik, Luca Parmitano, Frank Rubio dhe Andre Douglas janë përzgjedhur për misionin që parashikohet të nisë vitin e ardhshëm në orbitën e Tokës. Qëllimi i tij është testimi i të paktën njërit prej moduleve komerciale të uljes në Hënë, të cilat pritet të përdoren për dërgimin e astronautëve në sipërfaqen hënore në vitin 2028.

Në krye të ekuipazhit do të jetë Randy Bresnik si komandant i misionit, ndërsa astronauti italian i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), Luca Parmitano, do të mbajë rolin e pilotit. Frank Rubio dhe Andre Douglas do të shërbejnë si specialistë të misionit. NASA bëri të ditur gjithashtu se astronauti Bob Hines do të trajnohet si anëtar rezervë i ekuipazhit.

Ndërkohë, kompanitë SpaceX e Elon Musk dhe Blue Origin e Jeff Bezos vijojnë garën për zhvillimin e moduleve të uljes që do të testohen gjatë Artemis III. Të dyja kompanitë deklaruan të martën se mjetet e tyre do të jenë gati brenda afateve të parashikuara për misionin.

Artemis III, i planifikuar për fundin e vitit 2027, pritet të zgjasë rreth dy javë, afërsisht katër ditë më shumë se misioni Artemis II, i cili realizoi një fluturim rreth Hënës më herët gjatë këtij viti. Ky konsiderohet testi përfundimtar i programit Artemis dhe, nëse rezulton i suksesshëm, NASA synon të kryejë uljen e radhës së astronautëve në Hënë përmes misionit Artemis IV.

Lexo edhe:

UFO-t/ Administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë (Foto)

NASA bën premtimin e pazakontë: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi i futbollit do të dërgohet në Hënë

Në perspektivë afatgjatë, programi Artemis synon krijimin e një pranie të përhershme njerëzore në Hënë. NASA ka njoftuar se planifikon të investojë rreth 20 miliardë dollarë për ndërtimin e një baze në sipërfaqen hënore.

Fillimisht, Artemis III ishte konceptuar si misioni që do të realizonte uljen e astronautëve në Hënë. Megjithatë, administratori i NASA-s, Jared Isaacman, riorganizoi programin gjatë këtij viti, duke shtuar misione të reja dhe duke përshpejtuar ritmin e lëshimeve përpara tentativës së uljes.

Nëse programi ecën sipas planit, Shtetet e Bashkuara mund të realizojnë uljen e parë të astronautëve në Hënë pas më shumë se pesë dekadash, përpara Kinës, e cila ka deklaruar se synon të dërgojë astronautët e saj në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.

Megjithatë, mbeten shqetësime lidhur me gatishmërinë e Blue Origin. Kompania u përball së fundmi me një goditje të rëndë pasi një nga raketat e saj shpërtheu gjatë një testi motori në bazën hapësinore Cape Canaveral në Florida. Incidenti shkatërroi një raketë New Glenn, e destinuar për lëshimin e modulit hënor, dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në platformën operative të nisjes së kompanisë.

Etiketa: Artemis IIInasa

Lajme të lidhura

BOTA

UFO-t/ Administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë (Foto)

22:33 : 09/07/2026
NDRYSHE

NASA bën premtimin e pazakontë: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi i futbollit do të dërgohet në Hënë

16:28 : 03/07/2026
BOTA

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

11:03 : 27/05/2026
NDRYSHE

NASA publikon audioregjistrimin e vitit 1965, astronautët raportuan për një objekt të paidentifikuar

20:50 : 09/05/2026
BOTA

“Artemis II” u mbyll me sukses, misioni i radhës ulja e njeriut në hënë në vitin 2028

18:49 : 11/04/2026
BOTA

Pjesa më e rrezikshme, misioni “Artemis II” do zbarkojë në 00:30 të mëngjesit në Tokë

19:27 : 10/04/2026
Para

Zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve: Si më dhunoi ish-vartësi

TË GJITHA

Vrasja e Elton Mermalit, i ati dëshmon në GJKKO, tregon lidhjen me Laert haxhiun

12:36 : 22/07/2026

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, arrestohet në Angli 60 vjeçari shqiptar /EMRI

12:31 : 22/07/2026

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision

11:57 : 22/07/2026

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026

Alarm ushqimor! Supa e ngrirë nga Italia rrezikon shëndetin, mos e konsumoni

11:50 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet