Sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa gara për pasuesin e Altin Dumanit ka hyrë në fazën përfundimtare.
Deri më tani janë zyrtarizuar katër emra që kanë shprehur interes për postin: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi.
Pas përfundimit të afatit, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të nisë procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatit që do të drejtojë SPAK-un në mandatin e ardhshëm.
Altin Dumani, i cili mori drejtimin e Prokurorisë së Posaçme në dhjetor 2022.