• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas ngjarjes tronditëse që i mori jetën gjyqtarit të njohur Astrit Kalaja.

Në një deklaratë publike, trupa e prokurorëve ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar të sistemit gjyqësor dhe një profesionist të palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

Më tej Prokuroria e Apelit e cilëson aktin si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës.

“Dënojmë me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja. Sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë, e cila nënvizon se çdo akt dhune ndaj magjistratëve përbën një rrezik serioz për funksionimin e drejtësisë në vend.

Prokuroria paralajmëron se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për pasojat e rënda që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe denigrimi i figurës së magjistratit.

Lexo edhe:

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Sipas saj, mungesa e respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore krijon një klimë të rrezikshme që mund të nxisë akte të dhunshme dhe të minojë besimin publik në drejtësi.

Reagimi:

“Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, dhe njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.”

Etiketa: Astrit Kalajagjykatesprokuroria e apelitvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen publikisht për rolin e policisë në gjykata, SPAK të nisë hetimet

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

15:54 : 07/10/2025
Para

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

TË GJITHA

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025

Greqi/ Mbytet varka me emigrantë në brigjet e Lesbosit, mes viktimave dy gra dhe një fëmijë

17:24 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Jemi të gatshëm për çdo ndihmë

17:23 : 07/10/2025

Maqedoni e Veriut/ Plagoset me armë zjarri kandidati i BDI-së në komunën e Likovës

17:06 : 07/10/2025

Silvinjos nuk i dalin llogaritë, fton dy talentet e Tiranës në grumbullimin e Kombëtares

16:49 : 07/10/2025

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com