• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra ditën e djeshme (6 shtator) në sallën e gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili, së bashku me xhaxhain e tij kishte vite që endej gjyqeve për një pronë në Shkodër.

Në pranga u vu roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, pasi kamerat e sigurisë treguan se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.

Pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin, Elvis Shkëmbi, që ndodhej në sallë, nxorri i pashqetësuar nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja dhe ndaj palës paditëse, baba e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Kjo ngjarje tronditëse bërtet me të madhe fjalën dështim në punën e Policisë së Shtetit për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave.

Lexo edhe:

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

Siguria në gjykata është pothuajse inekzistente dhe këtë e ka dëshmuar ditën e sotme edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili informon se, në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Kjo deklaratë e KLGJ vjen si një shuplakë e fortë ndaj qeverisë Rama dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, dhe drejtorit aktual Ilir Prodës, të cilëve edhe pse u është kërkuar shtimi i punonjësve të policisë në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit, i kanë refuzuar duke mos u ofruar siguri.

Ministrja e Brendshme e Ramës, Albana Koçiu, u bë tejet qesharake dje kur deklaroi se nuk është punë e Policisë së Shtetit të kontrollojë hyrje-daljet nëpër gjykata.

“Forcat e Policisë së Shtetit – të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave – kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.”– tha Koçiu duke u përpjekur të “lajë duart”.

Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kryeministrit Edi Rama i cili flet me karshillëk për rritjen e sigurisë në gjykata, KLGJ e cilëson ngjarjen një sulm ndaj vetë themeleve të drejtësisë, ndaj autoritetit të gjykatës dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në Mbledhje të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë në gjykata.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të bëjë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.”- shprehet KLGJ në një deklaratë në rrjete sociale ku tregon refuzimet e kërkesave të tyre për mbrojtje nga forcat e Policisë së Shtetit.

KLGJ specifikon se në zbatim të pikës 2 të VKM Nr. 333, datë 28.04.2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”, gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtëtërore në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.

KLGJ thekson se “duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut”.

Me shkresën nr. 5489/1 Prot., datë 02.11.2023, drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, Këshilli ka kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

Kërkesa drejtuar Policisë së Shtetit
Kërkesa drejtuar Policisë së Shtetit

Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.

Përgjigja e Policisë së Shtetit
Përgjigja e Policisë së Shtetit

Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 5489/3 Prot., datë 15.12.2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente: “Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike.”

Kërkesa drejtuar Ministrisë së Brendshme
Kërkesa drejtuar Ministrisë së Brendshme

Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.

“Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet.”- përfundon deklaratën Këshilli i Lartë Gjyqësor.

LEXO EDHE:

Zvarritje prej vitesh/ Pas vrasjes së gjyqtarit, Ministria e Drejtësisë, takim për godinën e re të Apelit

Një reformë në drejtësi “vrastare”

“U qëllua sapo dha vendimin”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, 3 në pranga

Etiketa: gjykatailir prodaKLGJministria e brenshmemuhamet rrumbullakupolicepolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e paralajmëruar: Kërkesat për rritjen e sigurisë në gjykata ranë në vesh të shurdhër

16:33 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Konflikti mes adoleshentëve në Kamëz, Gjykata lë në burg të miturit

10:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025
Para

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

TË GJITHA

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
Në foto: Gramoz Sako

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025

Rr@hu policin dhe theu derën e Komisariatit, lihet në burg djali i Valbona Selimllarit

18:25 : 07/10/2025

Evropa dixhitalizon kufijtë: Hiqen vulat e pasaportave, hyn në fuqi sistemi biometrik

18:22 : 07/10/2025

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

18:21 : 07/10/2025

Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri

18:09 : 07/10/2025

Goditet grupi i trafikut të drogës në Romë, 9 të arrestuar mes tyre dhe 2 shqiptarë

17:56 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com