• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKEMA/ Si shfrytëzoheshin kolumbianet për prost*tucion, tutorët i zhysnin në borxhe! Kush ishte “koka”

15:32 : 03/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine e Azia Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri.

Në Shqipëri u vunë në pranga: Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu. Ndërkohë, u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.

Grupi kriminal e kishte bazën në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si”Tregu Çam”.

Koka e grupit kriminal të trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babai i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën. Ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.

Lexo edhe:

Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

‘Fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen vietnamezja dhe kinezja, procedohet një person i tretë!

Lukas Bentacur
Giraldo Bentacur

Për arrestimin e Lukas Bentacur në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare. Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.

  • Operacioni në Kolumbi

Policia Kombëtare e Kolumbisë, në një operacion të koordinuar me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe agjenci ndërkombëtare si Europol, ka goditur një strukturë të fuqishme kriminale transnacionale të njohur si “RAPHAX”, e cila merrej me trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual në Evropë Operacioni u realizua përmes kontrolleve të njëkohshme në disa qytete të vendit.

Si rezultat i ofensivës policore, u ekzekutuan 12 urdhër-arreste në qytetet Medellín (9), Pereira (2) dhe Cali (1) ndaj anëtarëve të kësaj rrjete kriminale.

Të gjithë të ndaluarit do të përballen me akuza për trafikim personash për qëllime shfrytëzimi seksual dhe pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar.

  • Rekrutimi i 60 viktimave dhe rruga e shfrytëzimit

Hetimet zbuluan se grupi kriminal “RAPHAX” kishte rekrutuar më shumë se 60 viktima në qytetet Medellín dhe Cali. Viktimat dërgoheshin në një rrjet shfrytëzimi që operonte në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maltën, Kroacinë dhe Kosovën.

Pasi mbërrinin në Evropë, viktimat vendoseshin në kushte të ngjashme me skllavërinë moderne.

Shfrytëzuesit u vendosnin një borxh fillestar prej 5 mijë eurosh për udhëtimin dhe akomodimin, i cili në praktikë bëhej i pamundur për t’u shlyer, pasi të ardhurat e tyre mbaheshin nga rrjeti dhe ndaj tyre vendoseshin gjoba të vazhdueshme.

Grupi në Kolumbi i rekrutonte vajzat duke u premtuar që do i çonin në Shqipëri për punësim me paga të larta dhe duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm. Kur vinin në vendin tonë i gjenin edhe banesat dhe më pas lidhjet e grupit këtu i detyronin të prostituonin.

Në rastet kur vajzat nuk i dërgonin lekët, pjesëtarë të grupit kriminal shkonin në banesat e familjarëve të tyre dhe i kërcënonin me jetë.

  • Si funksiononte grupi kriminal në Shqipëri

Kolumbiani Lucas Betankur kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Ndërkohë, Denis Berisha, bashkëpunonte me organizatorin kolumbian duke siguruar kushtet logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit.

Një nga të arrestuarit, shtetasi me iniciale K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e 25-vjeçarit kolumbian.

Një nga të arrestuarit, 35 vjeçari Ilmar Gugashi, kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Ndërkohë, Denis Berisha sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

Etiketa: Lukas Giraldo Bentacurprostituciontrafik qeniesh njerëzore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

19:05 : 09/05/2026
AKTUALITET

‘Fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen vietnamezja dhe kinezja, procedohet një person i tretë!

15:25 : 06/05/2026
AKTUALITET

Gjykatës së Durrësit “i zhduken” 8 kinezet e prostitucionit, bën “thirrje publike” për gjetjen e tyre

14:01 : 02/05/2026
AKTUALITET

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohet braziliania, procedohen 3 të tjerë

12:17 : 02/05/2026
AKTUALITET

Policia aksion pranë Universitetit në Elbasan, dyshohet për rrjet prostitucioni. Disa të shoqëruar

21:54 : 29/04/2026
AKTUALITET

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona, procedohen 5 të tjerë

13:33 : 28/04/2026
Para

"Shqiptari u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim"/ Mediat belge: Ja si u vra Bekim Halilaj

TË GJITHA

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş