• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj i prish planet Rama-Ballukut, “ngrin” fushatën e PS për Tiranën

13:18 : 29/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Erion Veliaj mblodhi guximin dhe kundërshtoi liderin Rama dhe u prishi planet kështu Ogerta Manastirliut dhe Belinda Ballukut duke u “ngrirë” fushatën për Tiranën.

Erion Veliaj, i shkarkuar më 25 shtator nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Në ankimin e tij theksohet se një kryebashkiak nuk mund të shkarkohet pa një shkelje të rëndë të provuar dhe se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues.

Ai argumenton se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës ( i cili përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave bëhet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve).

“Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë. Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.

Në thelb, nuk mund të përdoren instrumente të cilat, përdorin interpretime antikushtetuese të dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistencën e shkaqeve të reja të shkarkimit, përtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes së një rezultati që Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Një qasje e tillë, përveçse e papranueshme në një shtet të së drejtës, do të rrënonte vetë funksionin e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve.”, thuhet ndër të tjera në ankim.

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të Lali Erit pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Dy ditë më pas, më 25 shtator, Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë me firmë të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Rama u shpreh se shkak për shkarkimin e Veliajt u bë mosparaqitja në detyrë për më shumë se tre muaj.

  • Veliaj ngrin fushatën e Ballukut në Tiranë

Veliaj, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur, i akuzuar për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës, i prishi planet Ramës, Manastirliut dhe Ballukut për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.

Rama i njoftoi zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së më 11 shtator, kur edhe i dha urdhrin Këshillit Bashkiak që të shkarkonte Erion Veliajn. Në të njëjtën ditë, Rama bëri me dije se kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës do të jetë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu në fakt i ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut.

Më pas, Rama vendosi se zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Siç duket, Rama ka mbetur i kënaqur me arritjet e Ballukut më 11 Maj në Fier, ku u akuzua me dhjetëra herë nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte përdorur presionin me bandat e krimit dhe trafikut të drogës që të mblidheshin vota për rilindjen.

Ndërkohë, opozita ende nuk ka një vendim se cili do të jetë kandidati, teksa aktualisht po negocion me forcat e tjera opozitare për t’u futur bashkë në zgjedhje. Por si duket, tashmë do ketë mjaftueshëm kohë të gjejë një kandidat.

  • Rënia e Veliajt

Me tre mandate në krye të Tiranës, Erion Veliaj e vizatoi veten si quasi-Lider i padiskutueshëm në parti. Drejtorët e tij më të rëndësishëm, madje, kishin nisur të projektonin veten në poste ministrore, pas largimit të mundshëm të Ramës nga qeveria.

Por, oreksi i Veliajt dhe drejtorëve të tij ishte një llogari e bërë pa hanxhinë. Rama, ndoqi të njëjtën skemë për të goditur Veliajn, ashtu siç e kishte përdorur këtë të fundit kundër rivalëve të tij në ditët e para në Partinë Socialiste.

Në sfond u shfaq Belinda Balluku, njeriu që kishte gjetur vend më afër pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Lufta e ftohtë “Veliaj-Balluku”, natyrisht, e nxitur dhe e mbështetur nga Rama, nuk i doli për mbarë kryebashkiakut të Tiranës.

Drejtorët e tij më të fuqishëm u arrestuan për korrupsion, ndërkohë që për Erion Veliajn nisi periudha e agonisë politike. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Veliaj u shmang në mënyrë brutale nga drejtimi i fushatës elektorale. Ai u dublua nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhja.

Veliaj duhet ta ketë kuptuar se vaji i kandilit të tij politik po mbaronte. Por ai vijonte të luante rolin e të paditurit, duke folur për “mikun e tij Edi Rama”.

Në Shkurt 2025, disa oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbërritën në zyrë e tij, me një mandat-arresti në dorë. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë, por gjithësesi, për Veliaj nuk dukej se ishte përfundimtare.

Në foto: Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt 2025

Ai shpresoi në një lirim të shpejtë nga “miku Edi”. Pasi e pa se kërkesat e tij për lirim u rrëzuan në tre shkallët gjyqësore, u kuptua nga të gjithë, edhe nga miqtë më të afërt të Erion Veliajt, se ai ishte përfundimisht një kartë e djegur politike.

Shkarkimi i tij, me porosi të veçantë prej Edi Ramës nga salla e Asamblesë së Partisë Socialiste, është vetëm akti i fundit i një rrugëtimi 20-vjeçar, i cili nisi me pompimin e tij brenda PS-së dhe shkelmimin e tij, jashtë PS-së./ A. L., Boldnews.al

LEXO EDHE:

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

Lexo edhe:

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

Etiketa: bashkia tiranebelinda ballukuEdi RamaErion VeliajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

15:36 : 29/09/2025
AKTUALITET

Korreshi ironizon programin qeverisës: Përrallë me mbret e Diell

14:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Zegjineja vazhdon me të njëjtin skenar, fjalimin e saj të parë në Kuvend e nis me “Gazin”

14:18 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj e kundërshtoi, qeveria njofton KQZ-në për vendimin e shkarkimit

13:51 : 29/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues

13:36 : 29/09/2025
Para

PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin në Aruba dhe ndikimin e krimit në ekonomi

TË GJITHA

Kush është Maia Sandu, presidentja moldave që po sfidon Moskën dhe po shikon nga Evropa?

16:47 : 29/09/2025

Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni/ Mjekët: Të prekur, po aq të rinj sa edhe të moshuar

16:47 : 29/09/2025

Superliga/ Java e 6-të rezervon derbin Partizani-Tirana, njihuni me programin e ndeshjeve

16:39 : 29/09/2025

VIDEO/ Pasagjerët britanikë shkaktojnë kaos në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë!

16:26 : 29/09/2025

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com