Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Cërrik, në fshatin Valas, ku janë përplasur dy automjete.
Policia bën me dije se në aksident u përfshi automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e 29-vjeçarit.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.