Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku një automjet tip Porsche ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” të qytetit të Beratit.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy shtetasit Alban Elezi dhe Gisi Shehu, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Mjeti luksoz në të cilin udhëtonin tre të rinj, dyshohet se ka humbur kontrollin në një kthesë të fortë, duke u përmbysur në kanal.