Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, ku një 28-vjeçare ka konsumuar një sasi më të madhe medikamentesh nga doza e rekomanduar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj më datë 25 shtator. Vajza u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.