• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Emërimi si zv.ministre i një zyrtareje të parëndësishme te partisë së Metës nuk flet më për luftën e pamoralshme brenda llojit, por për synimin e artë të shkatërrimit të opozitës e bashkë me të, të asaj që ka mbetur nga demokracia.

Nga Andi Bushati

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partitë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave brenda dy vëllerzërve armiq të së majtës, është një betejë që zgjat prej vitesh. Në fund, si shumëçka, atë e ka fituar ai që është në pushtet, që ka rëmbyer njëri pas tjetrit, ish ministra si Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo e deri tek deputetë apo dhe personazhe periferikë si Brahimllari.

Në këtë kuptim, as emërimi i Silva Cakës, si zv/ministre e brendëshme, që do të zëvendosojë dikë që u penalizua se pinte cigare në zyrë, nuk do duhej të kishte lënë ndonjë shenjë.

Por ky akt, sa do i papërfillshëm që të duket në pamje të parë, ngre gjithësesi disa pikpyetje. Duke ditur që në politikë asgjë nuk është e rastësishme në mënyrë të natyrshme shtrohet dilema: Ç’i duhej Ramës, znj. Caka? Nëse grabitjet e mëparshme, të njerëzve me peshë politike, që prodhonin vota mund të shpegohen, po kjo e tanishmja, përse?

Lexo edhe:

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

Dikur, ish LSI, me mbi 200 mijë vota ishte një parti e rendësishme që mund të luftohej. Ajo ruajti për një kohë të gjatë aureolën e king maker që vendoste se nga do të anonte pushteti. Meta e më vonë Kryemadhi, drejtonin një grupim të rëndësishëm në parlament, që numëronte rreth 20 deputetë. Në këto kushte, sado e pamoralshme që të dukej, të bleje dikë nga ish LSI-a ishte me përfitime elektorale.

Por sot, me ish presidentin në burg, me një aradhë figurash të larguara, ajo është një parti në zgrip, midis zhdukjes dhe mbijetesës. Ajo as nuk ka peshë, as nuk i shkakton dot ndonjë të papritur atyre që janë në pushtet. Atëhere përse?

Kjo pikpyetje bëhet edhe më e fortë po të lundrosh në Google për të parë qëndrimet e Silva Cakës kundër Edi Ramës. Aty sheh portretin e një sociopati të korruptuar me të cilin mund të bashkëpunojnë vetëm të ngjashmit që gjejnë njëri-tjetrin si tenxherja kapakun. Aty vizatohet një autokrat që përdor SPAK-un për të luftuar kundërshtarët, që josh ndërkombëtarët që i trajtojnë shqiptarët si pederastë pa gjini (po, po, fjalët e saj vetëm pak kohë më parë) e që i përdor të gjitha këto për të bërë kërdinë mbi zgjedhjet.

Atëherë ç’kërkon një njeri i tillë në atë që e konsiderojnë me mburrje si skuadra e rilindjes? Ç’kontribute ka, çfarë leverdie transferon nw PS znj. Caka? A nuk e bën edhe më pis qeverinë e shkuara e saj verbale kundër saj? Pse duhej kjo blerje kur efekti elektoral është zero?

Për të shpjeguar këtë fenomen, në pamje të parë paradoksal, vlen të sillet në kujtesë një fabul që e njeh mirë brezi i moshatarëve të Edi Ramës dhe të cilën ai e përmend, herë pas here, në fjalimet e veta. Eshtë ajo e personazhit të famshëm të Tiranës të viteve e komunizmit, zbutësit të kafshëve në çadrën e cirkut, Tahir Baçova. Dikur atij i zbritën nga provinca, një arushë të quajtur Silva (çdo përkim në emër dhe pamje me personazhin e sotëm është rastësor), të cilën ai e mëkonte me karamele, sa herë që donte që ajo të jepte spektakël për publikun. Sa herë i hidhnin diçka për të ngrënë, Silva fillonte kërcente e përdridhej, aq sa ajo u bë tejet e famshme për publikun.

Pikërisht stafetën e romit të mirë Baçova, po e merr sot Rama i mandatit të katërt. Ai flak kocka mbi buzët e lëngëzuara të çdo lloj opozitari, madje edhe për ata që nuk i duhen fare, vetëm që në sytë e qytetarëve ata të kërcejnë vallen e përdhosjes dhe shkatërrimit të opozitës. Ai e do këtë cirk. Prandaj dikë e cakton drejtor në hipotekë, një e rimer deputete në Vlorë, të tjerve u jep punë dhe poste nëpër bashki, për për të përçuar mesazhin se këta që kam përballë, janë njësoj të shitshëm apo të bleshëm si të ngjashmit që gjenden në anën time.

E pikërisht këtu vijmë tek rasti i Silvës njeri. Në kushte normale largimi i saj nga opozita drejt pushtetit nuk duhet të kishte pikë rëndësie, krahasuar me dezertimet e të mëdhenjve që kanë ndodhur më parë. Por pikërisht se është i pa vlerë dhe i pa peshë, ai bëhet i rrezikshëm. Pasi kur rëmbente, Kokën, Naçon, Tavon apo Çelën, Rama, në rastin më të keq, ishte një aktor i pamoralshëm në luftën brenda llojit. Ndërsa kur vijon e vjedh edhe njerëz pa fuqi elektorale, thjeshtë figura që si duhen, ai nuk e ka më me ish-LSI-në, por e ka me demokracinë. Ai i’a ka nisur një mësymje për delegjitimimin dhe shkatërrimin përfundimtar të opozitës, të cilën, pasi është siguruar se e mund në çdo garë, nuk e toleron më as si humbëse. Tani ai e do të tallur ose më mirë akoma, inekzistente. Prandaj ia hodhi dhe karamelen e radhës, Silvës së sotme.

/Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiArushe SilvaEdi RamaEndrit Braimllarilefter kokalsinasip nacoRamasilva cakaTahir Baçovavangjel tavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu mund të vritet ndonjë politikan

22:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama shmangu Samitin e OKB-së nga frika e përballjes me administratën amerikane

19:59 : 25/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

19:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

18:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

PL reagon për emërimin e Silva Cakes si zv.ministre: Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë!

18:30 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
Para

Analiza: Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 26 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:05 : 25/09/2025

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025

Instagram lë pas konkurrentët, arrin 3 miliardë përdorues aktivë

22:54 : 25/09/2025

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

22:41 : 25/09/2025

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com