• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

09:09 : 25/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2004, Erion Veliaj me shokët e shoqet e tij të “Mjaft-it” i kthyen kurrizin në mënyrë demostrative selisë së Partisë Socialiste, në një formë sfide që organizata e shoqërisë civile që ai përfaqësonte, i bënte asaj që konsiderohej si politika e vjetër.

Njëzet vjet më pas, ajo seli ia ruajti në memorien e saj pamjet me kurriz të kthyer dhe i vuri shkelmin. Shkelmuesi është Edi Rama, njeriu që e futi nga dritarja brenda selisë rozë, kur Veliaj dhe të rinjtë e tjerë energjikë dhe idealistë të asaj kohe, u përdor nga kryesocialisti aktual, për të rrëmbyer karrigen e paraardhësit të tij, Fatos Nano.

Në foto: Erion Veliaj dhe anëtarë të “Mjaft-it”, në protestë para selisë së Partisë Socialiste (viti 2024)

Këshilli Bashkiak i Tiranës vulosi shkarkimin e tij nga detyra, nën argumentin e “mungesës më shumë se 3-mujore në detyrë. Nuk përbën asnjë kuriozitet se kush ia ka dërguar Veliaj, lajmin në qeli, se miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Bashkinë e Tiranës, e flakën brenda pak minutave nga karrigia e krye-qytetarit të Tiranës prej vitit 2015.

Lexo edhe:

Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

Pas gati 7 muajsh që gjendet në paraburgim, nën akuzat e përfshirjes në “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”, tashmë Erion Veliaj duhet të jetë ftilluar se goditja e tij politike, por, me shumë mundësi edhe ajo penale, i ka ardhur nga një njeri i vetëm, i gjithëpushtetshi Edi Rama.

Ka nga ata që besojnë se Veliaj është treguar naiv dhe nuk e ka kuptuar që në krye të herës se fati i tij personal-rruga drejt burgut-iu hap shumë muaj përpara se Prokuroria e Posaçme të urdhëronte arrestimin e tij.

Ata që besojnë në “naivitetin” e Veliajt përdorin si argument sulmin e personalizuar dhe tërësisht të kufizuar të tij tek prokurorët, në ditët e para pas arrestimit.

Për shumë të tjerë, Erion Veliaj e ka kuptuar që në fillim se goditja e tij politike dhe penale kishte origjinë Edi Ramës, porse kryebashkiaku ka shpresuar deri në fund në mëshirën e kryesocialistit.

Në këto orë vetmie në qeli, i privuar nga liria dhe i përzënë nga jeta politike, Erion Veliaj ka të gjithë kohën e nevojshme për t’iu rikthyer historisë së tij publike, si e ngriti profilin e tij politik duke u përdor nga Rama si “qen gjahu” për të luftuar pesha të rënda brenda socialistëve tek super-pushteti që e joshi dhe e bindi se mund të rivalizonte babain e tij politik, e deri tek acari e fundi politik.

“Mjaftisti” anti-Nano

Erion Veliaj e nisi aktivizimin social që në rininë e hershme, si pjesë drejtuese e Këshillit Rinor Shqiptar, një organizatë e shoqërisë civile e furnizuar bollshëm nga Fondacioni “Soros”.

Në vitin 2003, Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga e të tjerë, themeluan lëvizjen “Mjaft”, me nuanca sa sociale, aq edhe politike.

Organizata ndërmori iniciativa interesante protestuese, ku në qendër të ironinë, parodisë dhe reagimin qytetar ishin socialistët në pushtet të Fatos Nanos dhe opozitarët e djathtë të Sali Berishës.

Në foto: Një nga protestat e “Mjaft” kundër Fatos Nanos

Vetëm një personazh nuk ishte target i sulmeve publike të “Mjaft-it” të Erion Veliaj. Ai ishte Edi Rama, një prodhim politik gjithashtu i Fondacionit “Soros” dhe kryebashkiak i Tiranës.

Rama dhe Veliaj bashkuan forcat, me qëllim rrëzimin e Nanos nga froni i drejtimit të Partisë Socialiste. Qëllimi u arrit, kur Nano humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, kjo edhe falë një aleance fluide që Rama bëri me Ilir Metën, një ish-socialist që në atë kohë ishte shkëputur nga partia mëmë dhe krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në vitet e para si kryeopozitar, Edi Rama shfrytëzoi maksimalisht imazhin e “djalit të mirë” Veliaj për të goditur dhe larguar nga Partia Socialiste personazhe me kontribute politike dhe intelektuale.

Në foto: Erion Veliaj, si kryetar i “G-99”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitin 2009, kur Rama e spastroi partinë nga ata që mund t’i bënin hije pushtetit të tij, bëri një lëvizje hapjeje për të rinjtë në PS. Ai afroi në aleancë formacionin e sapo-krijuar politik, “G-99”, i dalë nga hiri i ‘Mjaft-it”.

Ngritja

Erion Veliaj tregoi në atë kohë se pesha e tij elektorale ishte më e lehtë se pupla. Megjithatë, Rama nuk ia harroi shërbimet dhe, kur në vitin 2013, Partia Socialiste erdhi në pushtet, kryeministri i ri i dha hapësirë qeveritare Erion Veliajt. E bëri Ministër të Mirëqënies.

Edhe shokët e Veliajt morën postë të rëndësishme. Arbjan Mazniku u emërua zv.ministër i Arsimit, Elisa Spiropalit iu besua Trau i Doganës, Endri Fuga u zgjodh si zëri zyrtar i kryeministrit Rama. Një armatë e tërë “g-99-shash” u shpërnda në administratën shtetërore.

Veliaj e kishte ende yllin e fatit mbi kokë, kur Rama e caktoi për të rivalizuar kryeopozitarin Lulzim Basha për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Kreu i qeverisë përdori të gjithë arsenalin e tij politik, por jo vetëm, për të ulur Erion Veliajn në karrigën e kryetarit të Tiranës, një post që Basha ia kishte marrë vetë Ramës në vitin 2011.

Prej vitit 2015, Erion Veliaj u bë fytyra e kryeqytetit shqiptar. Në duart e tij ishte një pushtet shumë i madh. Lejet e ndërtimit e ndihmuan për të rreshtuar në krah të vetes biznesmenët e fuqishëm dhe mediat kryesore në vend. Një aparat gjigant propagandistik u vendos në funksion të staturës së Veliajt, duke ia shumëfishuar në mënyrë të rreme kreditet politike.

“Djali i buzëqeshur dhe punëmbaruari” Veliaj, po e projektonte veten si pasardhës i Ramës në Partinë Socialiste. Falë këtij besimi, ai nisi luftën brenda atyre që i konsideronte si rivalë në lëpirjen ndaj kreut të partisë. Brenda korridoreve të PS-së thuhej se Veliaj hapi shampanjë, kur Prokuroria kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i kabinetit “Rama 1”.

Në foto: Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri

Veliaj dhe Tahiri nuk e kishin fshehur asnjëherë rivalitetin mes tyre. Por, në fund, Veliaj u duk se ishte triumfator. Ai mori besimin e Ramës edhe dy herë të tjera me radhë, në 2019 dhe 2023, ku u konfirmua si kryebashkiak i Tiranës, me votat e socialistëve.

Rënia

Me tre mandate në krye të Tiranës, Erion Veliaj e vizatoi veten si quasi-Lider i padiskutueshëm në parti. Drejtorët e tij më të rëndësishëm, madje, kishin nisur të projektonin veten në poste ministrore, pas largimit të mundshëm të Ramës nga qeveria.

Por, oreksi i Veliajt dhe drejtorëve të tij ishte një llogari e bërë pa hanxhinë. Rama, ndoqi të njëjtën skemë për të goditur Veliajn, ashtu siç e kishte përdorur këtë të fundit kundër rivalëve të tij në ditët e para në Partinë Socialiste.

Në sfond u shfaq Belinda Balluku, njeriu që kishte gjetur vend më afër pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Lufta e ftohtë “Veliaj-Balluku”, natyrisht, e nxitur dhe e mbështetur nga Rama, nuk i doli për mbarë kryebashkiakut të Tiranës.

Në foto: Erion Veliaj dhe Belinda Balluku

Drejtorët e tij më të fuqishëm u arrestuan për korrupsion, ndërkohë që për Erion Veliajn nisi periudha e agonisë politike. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Veliaj u shmang në mënyrë brutale nga drejtimi i fushatës elektorale. Ai u dublua nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhja.

Veliaj duhet ta ketë kuptuar se vaji i kandilit të tij politik po mbaronte. Por ai vijonte të luante rolin e të paditurit, duke folur për “mikun e tij Edi Rama”.

Në Shkurt 2025, disa oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbërritën në zyrë e tij, me një mandat-arresti në dorë. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë, por gjithësesi, për Veliaj nuk dukej se ishte përfundimtare.

Në foto: Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt 2025

Ai shpresoi në një lirim të shpejtë nga “miku Edi”. Pasi e pa se kërkesat e tij për lirim u rrëzuan në tre shkallët gjyqësore, u kuptua nga të gjithë, edhe nga miqtë më të afërt të Erion Veliajt, se ai ishte përfundimisht një kartë e djegur politike.

Shkarkimi i tij, me porosi të veçantë prej Edi Ramës nga salla e Asamblesë së Partisë Socialiste, është vetëm akti i fundit i një rrugëtimi 20-vjeçar, i cili nisi me pompimin e tij brenda PS-së dhe shkelmimin e tij, jashtë PS-së.

Etiketa: bashkia tiranebelinda ballukuEdi RamaErion VeliajGEORGE SOROSpssaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

14:32 : 25/09/2025
AKTUALITET

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

13:34 : 25/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Veliajn nuk po e lejojnë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, Rama po e mban peng

13:27 : 25/09/2025
AKTUALITET

Edi Rama shkarkon Erion Veliajn nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës

12:59 : 25/09/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

12:32 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Rama në samitin e kokainës!!”

11:39 : 25/09/2025
Para

I mori 25 mijë euro një biznesi nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për hackerin nga Nigeria

TË GJITHA

Hyn në fuqi udhëzimi: Ndalohet telefoni për nxënësit dhe mësuesit!

14:34 : 25/09/2025

Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

14:32 : 25/09/2025

Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

14:28 : 25/09/2025

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

14:11 : 25/09/2025

U kapën me kan*bis, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

14:04 : 25/09/2025

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

13:50 : 25/09/2025

Dhu*uan partneret, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

13:41 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com