Analisti Enton Abilekaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e Parlamentit dhe përjashtimin e opozitës nga debati demokratik.
“Parlamenti është kthyer në institucion personal të Ramës,” tha Abilekaj, duke shtuar se opozita dhe partitë e reja nuk kanë mundësi të zhvillojnë aktivitet normal në Kuvend.
Sipas tij, futja e tyre në Parlament është e kotë dhe përpjekjet për të përdorur mjete politike ndaj Ramës kanë rezultuar në dështim.
Abilekaj komentoi edhe incidentin e fundit në seancën plenare, ku sipas tij, Rama urdhëroi mbylljen e saj në mënyrë të papritur dhe të qëllimshme, duke mos lejuar opozitën të flasë:
“Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës. Nuk ishte qëllim i tyre të mos flisnin.”
Ai përmendi emrat e deputetëve që reaguan në seancë – Balliu, Gaz Bardhi dhe një tjetër – duke theksuar se nuk ishte e gjithë opozita që kërkoi prishjen e saj.
“Mund të përjashtoheshin dhe të vijonte seanca. Rama e provokoi vetë dhe e mbylli me qëllim.”
“PD ka hyrë në Parlament për jetë parlamentare edhe pse nuk njeh zgjedhjet, për ta përdorur si tribunë për të komunikuar me publikun. Nuk ishte qëllim i opozitës, mbyllja e asaj seance. Opozita u gjet para faktit të çmendur që kryeministri urdhëroi live mbylljen e seancës.
Askush nuk e priste të ndodhte, kështuqë nuk mendoj se opozita u nis për të mos folur. Ishte vendim për të mos i dhënë fjalën opozitës, pasi ata janë futur pikërisht për të folur. Rama e sheh Parlamentin si institucion personal.
Nuk është se grupi i PD u çua i gjithi për të prishur seancën. Ishte Balliu, Gaz Bardhi dhe dikush tjetër. Mund të përjashtoheshin dhe të vijonte seanca. Rama, pasi e prvokoi vetë, e bëri me qëllim për të mbyllur seancën. E sheh Parlamentin si pronë të vetë, e sheh si nder që i bën opozitës për ti dhënë hapësirë.
Unë mendoj se këta, përfshirë edhe Redi Muçin, partitë e reja, në atë Parlament nuk mund të kryejnë aktivitet normal. Futja në atë Parlament është kot. Përdorimi i mjeteve politike me Ramën është dështim”, tha Abilekaj.