• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri, njeriu i barit të Ramës

16:52 : 22/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Në mandatin e katërt Rama sajoi një diellë për të lënë dynjanë të ngrohet në diellë e për të trashur zullumin tej hamendjes së gjithkujt. Në Evropë falë shoqnisë “soros” ka ujdisur shumë heshtje. Halli mbetet matanë oqeanit. Në OKB dërgoi Mamicën me një nga firmëtarët e kafshimit të pronave të ushtrisë. Dhe haberet thonë se ish-ambasadoresha Yuri Kim, ka zgjedhur pensionin në këmbim të mos-hetimit. Kusure për të ka jo pak në Shqipëri. Duke ditur fuqinë vëllazërisë së kryeministrit me Xhorxh dhe Aleks Soros, ku Blinken ishte vetë vartës i tulatur i tyre, Yuri zgjodhi të bëhet lepe-peqeja e Ramës në Tiranë.

Kështu u hodh në krahët e pushtetit.

Bënë të quajturën reformë në drejtësi duke ia dorëzuar një individi të plot akuzuar për krim dhe korrupsion

Nisën sulmin e organizuar kundër opozitës

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Yuri shëtiste në Prokurori dhe Gjykata për të zarfuar vendimet në harmoni me stomakun e Kryeministrit. Morën vulën PD. Nënshtrimi shkoi në atë shkallë se në oborrin e PD ambasadoresha Kim recitoi sloganin enverist, silluni siç ju them unë se ju pret barngrënia. Shkonte e tufëzonte rregullisht prokurorë e gjyqtarë specialë duke i mbështetur sipas vijës së partisë pushtetmbajtëse. Ushtarët e “soros” pushtuan parinë e drejtësisë. Loboi të.dekoronte kampion Dvoranin me 100 milionë lek harresë burimore në vetting.

Kontrolluan vettingun me porosi. ONM u zgjodh në shumicë një turrë mediokrish, disa prej tyre të dënuar ndërkombëtarisht dhe akuzuar nga britanikët e Eulex. Rivlerësimin si mbikqyrje ua ia dhanë një kompanie austriake kanalizimesh ku austriaku Sebastian Kurtz një tjetër emër lidhur me korrupsion kishte 40 përqind të biznesit. Takimet me oligarkë e shëtitjet e hareshme me to ishin jo thjesht turizëm.

Charles McGonigal, nën “padijeninë” e Ambasadës u kthye me ekipin e tij shqiptaro-ruso-kinez, në një çifte të KM për gjobëvënie kundër biznesit, njerëzve të drejtësisë e politikës. Përfaqësues amerikanë shkonin në prokurori e kërkonin arrestimin e Bashës dhe Berishës. Pastaj mbrojtjen e njërit e sulmin ndaj tjetrit sipas skemës qeveritare.

Tigrat 1 e 3 në Vlorë kishin ambasadoren vizitore të interesuar. Dhe kjo është një dosje me rrënjë të thella ndërkombëtarisht. Së paku 100 mijë dollarë fluturojnë të plaçkitura nga paratë publike prej kësaj zdërhallje. Belinda si dorë e parë e ndikimit e di mirë kush janë xhepat përfitues. Vërtitej hareshëm me Etildën, Belindën, Elisën, e sojnike të tjera mediatike e politike sipas kalendarit hënor. Sheqerosej me Erion Veliajn më të akuzuarin e shumëfishtë për korrupsion, duke shërbyer si një imazh mbrojtjeje të shpeshtë.

Dhe vjen një ditë. Bari në këtë dynja është ndoshta malli i fundit në mbarim. Duke kundruar me ironi fatin i bie të thuash..bar do të hamë dhe hetime nuk do të pranojmë. Por hetimet varen nga tjetër kush dhe nuk do të ndalen. Ajo është një dëshmitare e asaj çka Rama ka bërë edhe kundër amerikanëve. Pensioni quhet ndryshe gëzimi i pleqërisë.

Zoti e bekoftë Amerikën. Sepse edhe kur gabon ne na bën mirë, por dhe kur korigjon të vetat, sërish vetëm mirë përfitojmë..

Po të pyesësh Ramën, bari nuk është gjithmonë i gjelbërt…

Etiketa: bariBasir ÇollakuEdi RamapensionRamaSHBAYuri Kim

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom