• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

16:28 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj tij.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është caktuar për të vendosur nëse do e kalojë dosjen e SPAK për ish-presidentin për gjykim apo jo.

Kjo e fundit kërkoi dorëheqjen e saj nga çështja e Ilir Metës, por kërkesa e saj u refuzua nga kryetari i GJKKO, Erion Bani. Mësohet se Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani deklaroi se nuk e kishte kërkuar dorëheqjen e saj, por nga sot do të paragjykojë vendimet e gjyqtares, pasi e konsideron si një çështje politike.

“Nuk aludoja fare se mund të kishte një vlerësim ndryshe të masës. Unë nuk kam kërkuar dorëheqje të zonjës Gjoka, nga sot do ta paragjykoj, nga sot do të largohet nga kjo çështje, sepse është politike dhe ajo nuk e bën dot këtë”, tha avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Lexo edhe:

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

Dosja

Prokuroria e Posaçme ka referuar dosjen në gjykatë për hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe e dërgoi dosjen në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake. D

Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së. Dosja ka të bëjë me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Sipas SPAK, Meta akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim. Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Nëna e Kryemadhit dhe e pandehura Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.

SPAK sqaron se procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Ilir Meta ndodhet në burg, teksa ai dhe të pandehurit e tjerë i kanë kundërshtuar publikisht akuzat e ngritura si të montuara politikisht.

Irena Gjoka vendos sërish për eksponentët e opozitës dhe procedimi penal ndaj saj

Irena Gjoka është një prej gjyqtareve më të atakuara nga opozita, pasi ajo ka qenë edhe gjyqtarja në vlerësimet e masave të sigurisë për dosjen e Sali Berishës, si dhe të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ajo e la Berishën për rreth një vit në masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në “arrest me burg”, por që iu ndryshua masa nga Apeli. Ndërkohë, edhe Fredi Belerin e la në burg, duke mos e lejuar të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Rreth dy muaj më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) konfirmoi se ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. SPAK bëri me dije se çështja është regjistruar më 5 qershor të këtij viti për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Rreth një viti më parë, mediat greke publikuan vendimin e gjykatës së Athinës për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Maneku – Shpata). Nga vendimi vërtetohej se ajo është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.

Media greke raporton se Irena Gjoka ka tentuar të hyjë në Greqi më 24 dhjetor 2002, bashkë me bashkëshortin e saj nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Në atë kohë, verio-epiriotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.” – thuhej në artikull.

Nëse kjo vërtetohet, rezulton se Irena Gjoka ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Athinës, Irena Gjoka ka dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër për BIRN ku e mohoi kategorikisht.

“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” deklaroi ajo.

Etiketa: GJKKOIlir MetaIrena Gjokaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk do të shkarkohet, të dalë e vërteta”/ Si Rama ndryshoi qëndrim pas 7 muajsh për Veliajn

20:34 : 19/09/2025
AKTUALITET

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025
AKTUALITET

SPAK “fali” Lirim Fezollarin/ Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për ta mbrojtur

17:14 : 19/09/2025
AKTUALITET

Meta mbetet në burg/ Avokati: I janë shkelur të drejtat, betejën e vijojmë në Apelin e GJKKO

16:32 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja e Metës, kreu i GJKKO-së refuzon

15:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
Para

Meta mbetet në burg/ Avokati: I janë shkelur të drejtat, betejën e vijojmë në Apelin e GJKKO

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com