• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e martë, 23 shtator, në orën 16:00, për të marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ndodhet në burg që prej muajit shkurt, kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, ku këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak u thirrën në selinë rozë dhe morën direktivat se si do të veprojnë me shkarkimin e Veliajt.

Mbledhja u drejtua nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ku u formulua dhe u firmos teksti i kërkesës për shkarkimin e Veliajt. Ndërkohë, nuk është diskutuar thirrja e kryebashkiakut për të folur në këshill përpara votimit.

Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, më 11 shator, që të shkarkojë Erion Veliajn, teksa caktoi edhe Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së në zgjedhjet e parakohshme lokale.

Këshilli në vendimmarrje do t’i referohet pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Lexo edhe:

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

Gjithsesi, në këtë nen ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo, teksa Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt kur u arrestua me urdhër të SPAK.

Paqartësinë e këtij neni e pranoi edhe vetë Rama në Asamblenë e PS-së, ku tha se Parlamenti i ri duhet të ndërhyjë për ta rregulluar.

“Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja” – tha Rama.

Një kërkesë të tillë, bazuar në nenin e mësipërm për shkarkimin e Erion Veliajt, këshilltarët opozitarë e kanë depozituar prej muajsh, por ajo nuk u mor parasysh nga mazhoranca, e cila duket se do të veprojë vetëm pas urdhrit të Edi Ramës, ku kryeministri cënon kështu edhe një herë autonominë e pushtetit vendor.

Në këshillin bashkiak, vendimmarrja për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e kryebashkiakut do të duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë këshilltarëve, pra 31 pro nga 61 anëtarë gjithsej.  Mbetet të shihet nëse të gjithë këshilltarët e PS-së do të vihen në rresht për ta shkarkuar Veliajn apo jo.

Nëse do të ketë një vendim pro shkarkimit të Erion Veliajt, pas votimit, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin.

Gjithsesi, Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin  në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend.

Mbetet për t’u parë nëse Erion Veliaj do ta ketë guximin për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës apo jo, por deri më tani ai nuk e ka dhënë vetë dorëheqjen.

Në rast se ankimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën.

“Armët ligjore” në favor të Veliajt

Edi Rama urdhëroi këshilltarët bashkiakë socialistë për të nisur procedurat për shkarkimin e Veliajt, por ata do të duhet të gjejnë vetë rrugën ligjore se si të përmbushin porosinë e liderit të tyre politik. Kjo nuk duket se do të jetë punë e lehtë ose, më së paku, nuk do të jetë punë e pastër kushtetuese dhe ligjore.

Neni 115 i Kushtetutës parashikon rastet se kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjit”.

Në nenin 65 të ligjit për “Vetëqeverisjen vendore”, thuhet se kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet, krahas shkeljeve të rënda, edhe kur dënohet me vendim penal të formës së prerë ose kur nuk paraqitet pa arsye në detyrë për tre muaj.

Nëse Veliaj do të shkarkohet për “mungesë 3 mujore” në detyrë, atëherë ai do të jetë një kazus shumë i thjesht për t’u fituar prej tij, nëse do të guxojë të kundërshtojë Ramën në Gjykatën Kushtetuese.

Veliaj nuk po “mungon pa arsye”. Ai, formalisht, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, pikërisht me argumentin se do të jetë “në krye të punëve të Tiranës”.

Shkarkimi për “mungesa” është një vendim, i cili edhe Rama e ka të qartë që nuk qëndron. Kryeministri e dinte shumë mirë se do të kishte betejën e humbur nëse shkarkonte Fredi Belerin, kryebashkiakun opozitar të zgjedhur të Himarës. Rama priti të firmoste largimin e Belerit nga detyra vetëm pasi ai u dënua me vendim penal të formës së prerë.

Në rast se nuk shkarkohet nga Këshilli Bashkiak, manovra e dytë që mund të aplikojë Rama për Veliajn është shkarkimi “për shkelje të rënda disiplinore”. Kryeministri Edi Rama e ka aplikuar me sukses këto lloj “shkarkimi” ndaj disa kryebashkiakëve të tij, të arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Këshilli i Ministrave ka miratuar me urgjencë shkarkimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla apo atij të Lushnjes, Lefter Tushe, menjëherë pasi ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për vepra penale.

Alla dhe Tushe nuk e ushtruan të drejtën e tyre për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, fakti që ato vendime mbetën në fuqi, nuk do të thotë se kryeministri Rama kishte të drejtë.

Opozita ende pa vendim

Ndërkohë që Edi Rama ka caktuar kandidaten, Ogerta Manastirliun, e cila ka nisur prej kohësh punën për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi edhe në zgjedhjet parlamentare ishte drejtuese politike e Qarkut, një situatë krejt ndryshe qëndron në kampin opozitar.

Opozita, aktualisht ende po diskuton nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjeshme lokale në Tiranë apo jo, ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër të kandidatit të mundshëm për ta vënë përballë Manastirliut.

Dy emrat më të përfolur, deputetja Jorida Tabaku dhe mjeku Ilir Alimehmeti, në deklaratat e tyre për mediat janë shprehur kundër kandididimit për Bashkinë e Tiranës. Alihmemeti është justifikuar me faktin se është një kohë e shkurtër për fushatë, ndërsa Tabaku ka deklaruar se do të vazhdojë me “misionin” e saj në Kuvend, pas betejës për fitimin e mandatit në listë të hapur.

Erion Veliaj i pandehur nga SPAK

Erion Veliaj është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, e cila e dërgoi zyrtarisht dosjen për gjykim, një ditë para se Edi Rama të shpallte zgjedhjet e reja të parakohshme për Tiranën.

Të pandehur gjithsej janë marrë 18 persona si dhe 12 kompani dhe OJQ. Erion Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në tenderat dhe lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës, teksa akuza të ngjashme ka edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, por një më pak se bashkëshorti i saj.

Aktualisht Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. Ai u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës me urdhër të SPAK, teksa i është lënë në fuqi masa e “arrestit me burg” nga të tre shkallët e gjyqësorit.

Nga qelia, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, kryebashkiaku ndërmori një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që kanë vlerësuar masën e sigurisë, në një përpjekje të dështuar për t’i frikësuar.

Veliaj ka angazhuar në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe Londër, si dhe një kompani ‘PR’ britanike.

Hetimet ndaj Erion Veliajt nisën pas një kallëzimi nga një personazh anonim, i konsideruar Nesti Angoni, teksa një prej dëshmmitareve kyç të dosjes është edhe bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës, financierja Ina Goxhaj.

Etiketa: Erion Veliajkeshilli bashkiakshkarkimiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

08:39 : 17/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
AKTUALITET

Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn

10:42 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
Para

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Berat

TË GJITHA

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

22:01 : 17/09/2025

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com