• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

400 mijë euro në vit vetëm për këshilltarët e Spiropalit/ Qori: Deri kur do t’i durojmë këto shushunja?

16:35 : 17/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar lidhur me listën e stafit të Elisa Spiropalit, ku paguante 17 persona si këshilltarë dhe ekspertë, me paga mbi 33 milion lekë të vjetra në muaj, teksa pjesa më e madhe e tyre nuk kryenin funksionin real.

Në një video në rrjetet sociale, Qori i kujton Spiropalit projekt-ligjin për minimumin jetik, të cilin e kishin firmosur 21 mijë qytetarë dhe Kuvendi nën drejtimin e saj nuk e mori fare në shqyrtim, por e ktheu sërish mbrapsht.

Ai ngre pyetjet se deri kur do ta durojnë shqiptarët këtë situatë, ku këto shushunja dhe parazitë, siç i konsideron ai, do t’u nëpërkëmbin dinjitetin.

“Mbi 33 milion lekë i ka kushtuar buxhetit të shtetit çdo muaj në 4 vitet e fundit pagat e 17 ekspertëve dhe këshilltarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Mes tyre çfarë nuk gjen, eurodeputet në pension, ish-deputet të PS-së, kalamaj politikanësh, por edhe nga këta analistët që dërdëllisin duke mbrojtur qeverinë çdo mbrëmje në studiot televizive.

Përpara dy vitesh e gjysmë, Lëvizja Bashkë, me firmat e 21 mijë qytetarëve, ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin e minimumit jetik, por Kuvendi i Shqipërisë, me në krye Elisa Spiropali nuk i ka kushtuar as 30 sekonda këtij projekt-ligji, duke na i kthyer mbrapsht si të pashqyrtuar nga Kuvendi i vjetër i Shqipërisë.

Lexo edhe:

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

Ne jemi tallur me znj.Spiropali kur e krahasonte shefin e vet Edi Ramën me Skënderbeun, por më duket se për veç se të qeshim me të, duhet të qajmë edhe me fatin tonë si qytetarë të një vendi ky pensioni minimal është rreth 90 mijë lekë të vjetra dhe pensioni mesatar rreth 180 mijë lekë të vjetra.

Pra, këta këshilltarë dhe ekspertë të Elisa Spiropalit merrnin rrogë sa 355 pensionistë me pension minimal. Tani pyetja që unë kam për shoqërinë shqiptare është kjo. Duke parë dhe se çfarë ndodh nëpër botë, nga Nepali në Evropë, ku popujt ngrihen në këmbë për të vënë në vend dinjitetin e tyre, për të luftuar të korruptuarit dhe për të kërkuar drejtësi shoqërore, ne si shoqëri shqiptare, deri kur do t’i durojmë këto shushunja e parazitë që na pinë gjakun ngado në hierarkinë shtetërore? Deri kur do të lejojmë që të na nëpërkëmbin këta njerëz dinjitetin tonë? Cila do të jetë dita e kthesës së madhe kur edhe ne si shqiptarë do të vendosim në vend dinjitetin tonë?” – shprehet Qori.

Etiketa: arlind qorieksperteElisa Spiropalikeshilltarestafi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka të paprekshëm”/ Spiropali me spond Ballukut: Secili mban përgjegjësi para fytyrës së vet

19:14 : 10/11/2025
AKTUALITET

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

21:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Edi Rama refuzon propozimin e Vali Bizhgës për shefen e Spiropalit

19:18 : 15/10/2025
Para

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

TË GJITHA

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

16:01 : 17/11/2025

Skema e TVSH-së, Braçe debat me Ministrin e Bujqësisë: Pupu këta se dinë fare, një tmerr!

15:51 : 17/11/2025

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com