• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

Drejtuesit e ndërmarrjes refuzojnë të publikojnë oraret

15:50 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë pohoi më në fund se 1 orë e 30 minuta furnizim me ujë u mjaftojnë banorëve të kryeqytetit.

Në një bisedë telefonike me një banor, në prani të kamerës së Televizionit Klan, një nga operatorët e kësaj ndërmarrjeje pranoi atë që drejtuesit e saj po e fshehin prej kaq kohësh, që Tirana po thahet për ujë dhe se kufizimet janë drastike.

Banori: Jam banor i Shkollës së Bashkuar dhe kam probleme me ujin. Shikoj që pasi kthehem nga puna kam probleme dhe mungesë të ujit.

Punonjësja: O zotëri, furnizimi i radhës është në orën 12:30–1:00, sa të karikohet linja. Në rast se nuk e merr, të lutem, do më kontaktosh edhe njëherë?

Lexo edhe:

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

Banori: Vetëm ky orar është, nuk ka orar tjetër?

Punonjësja: Atëherë, pasdite është në orën 18:30–19:00.

Banori: Domethënë është i rregullt orari.

Punonjësja: Po, në 6:30–7:00 në mëngjes, 12:30–1:00 në drekë dhe 18:30–19:00 pasdite.

Banori: Edhe njëherë oraret të lutem?

Punonjësja: Në 6:30–7:00 në mëngjes, 12:30–1:00 maksimumi në drekë dhe 18:30–19:00.

Këto orare rrëzojnë njoftimet e UKT-së se kryeqyteti furnizohet 3 deri në 5 orë në ditë. Siç kuptohet nga vetë operatorja e kësaj ndërmarrjeje, uji vjen 3 herë nga 30 minuta, në një total prej 1 ore e 30 minutash.

Për të fshehur skandalin e mungesës drastike të ujit, UKT nuk pranon të publikojë zyrtarisht oraret. Një grup xhirimi i Televizionit Klan u interesua pranë zyrave të ndërmarrjes, se në çfarë ore vjen uji në lagje të ndryshme të Tiranës dhe sa orë në ditë furnizohen banorët.

Në vend të një përgjigjeje të qartë për t’u treguar qytetarëve se kur të jenë gati për të mbushur bidona, kova, depozitat apo për të ndezur motopompat, drejtuesit e UKT refuzuan t’i bëjnë publik grafiket duke u fshehur pas zyrave të shumta dhe procedurave burokratike.

Zyrtari i UKT: Tek koordinatori për të drejtën e informimit.

Gazetarja: Kemi aplikuar, deri tani nuk ka ardhur përgjigjja. Unë si qytetare dua të di se kur vjen uji në shtëpi.

Zyrtari i UKT: Nuk është i saktë orari. Ndryshon në bazë të furnizimit. Nuk mund t’jua them dot.

Gazetarja: Si qytetare nuk mund ta marr dot?

Zyrtari i UKT: Nuk ta thotë dot.

Gazetarja: Po të ulem të pres në radhë, do më presë?

Pra, në kryeqytetin e Tiranës, me afro 1 milion banorë, jo vetëm që nuk ka ujë të rrjedhshëm, por nga ndërmarrja përgjegjëse për të siguruar furnizimin, askush nuk thotë dot një orar të saktë se kur mund të ketë ujë në rubinet dhe sa zgjat furnizimi.

Kjo rrëmujë informacionesh tregon kaosin që ndodh me këtë ndërmarrje, që ka afro 1 500 punonjës, ku vetëm drejtori kishte një staf prej 30 vetash, siç deklaroi pak kohë më parë vetë kryeministri Rama.

Në disa lagje të Tiranës, si rruga “Haxhi Bardhi” pranë Vilave Amerikane, uji ka munguar edhe për 4 ditë me radhë. Në zona të tjera të kryeqytetit, të populluara vitet e fundit, uji që vjen nga UKT nuk mjafton për asnjë nga shërbimet që duhet të kryejë një familje.

Nga cepi në cep të Tiranës, në Sauk, Farkë, Selitë, Kombinat, Kinostudio, Fresk, Ali Demi, Laprakë, ish-Bllok, Bulevardi “Zogu i Parë”, 21 Dhjetori, Stadiumi Dinamo, qytetarët përballen çdo ditë me këtë situatë.

Çdo ditë, dhjetëra qytetarë paraqiten në zyrat e UKT-së, por askush nuk i pret dhe askush nuk u jep përgjigje për pyetjen e thjeshtë, se pse kjo ndërmarrje që ka kryer me miliona euro tendera nuk arrin t’u japë qytetarëve gjënë më jetike, ujin për t’u larë, pasi për t’u pirë as që mund të mendohet.

/tvklan.al

Etiketa: TiraneujeUKT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

09:54 : 25/07/2026
AKTUALITET

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

12:22 : 24/07/2026
AKTUALITET

Taksitë zënë vendin e qytetarëve për karikimin pa pagesë të makinave në parkimet në Tiranë

21:11 : 23/07/2026
AKTUALITET

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m²

08:08 : 23/07/2026
RAJONI

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

17:58 : 21/07/2026
AKTUALITET

Plagosja e Juxhin Hamajezit në Tiranë, kapen dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Klodian Kallos

10:18 : 21/07/2026
Para

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

TË GJITHA

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

18:18 : 25/07/2026

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

17:53 : 25/07/2026

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026

Sërish dronë rusë në territorin e NATO-s?

17:25 : 25/07/2026

BBC: Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI

17:16 : 25/07/2026

Arrestohet ‘El Diablo’, bosi i drogës në Kosta Rika që kërkohej nga SHBA

16:40 : 25/07/2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

16:24 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş