Një aksident me pasoja fatale është regjistruar sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues automjeti ka humbur jetën pasi makina doli nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e devijimit të automjetit mbeten ende të paqarta.
Raportohet gjithashtu se një i ri, rreth 23 vjeç, ka mbetur i plagosur nga aksidenti.