Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan, ku dy automjetet janë përplasur “kokë më kokë” në Unazën Jugore të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.