• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

10:49 : 27/08/2025
në RAJONI

Kur dukej se Kuvendi i Kosovës po shkonte drejt konstituimit, procesi u bllokua te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Përpjekja e radhës për ta përmbyllur këtë proces është caktuar për 28 gusht – në ditën e dhjetë të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Por, çfarë ndodh nëse ky afat nuk respektohet – e gjasat janë, nëse konfirmohen “shkeljet” që i kanë potencuar disa ekspertë gjatë zgjedhjes së katër prej pesë nënkryetarëve?

Gjykata Kushtetuese nuk e ka sqaruar këtë dhe as nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet me shkrim të Radios Evropa e Lirë lidhur me arsyet pse nuk ka përcaktuar pasoja për shkelësit e mundshëm.

Lexo edhe:

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Një skenar i ngjashëm është shpërfaqur edhe më 26 qershor, kur Kushtetuesja ka lëshuar një aktgjykim po për këtë çështje, pa i caktuar sanksionet, e që gjithashtu nuk është respektuar.

Ruajtja e standardit dhe mirëbesimit

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Gjykata Kushtetuese ka shmangur qëllimisht përcaktimin e pasojave të moszbatimit në vendimet e fundit, për të ruajtur standardin e vitit 2014, sipas të cilit partia fituese ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit.

“Kushtetuesja ka tentuar ta ruajë këtë standard si në qershor, ashtu edhe në gusht”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ky institucion ka vepruar parimisht drejt, duke mos i paragjykuar deputetët e Kuvendit dhe partitë politike për zbatimin ose moszbatimin e vendimit të tij.

“Gjykata niset gjithmonë nga fakti që vendimet e saj, Kushtetuta, zbatohen në mirëbesim dhe jo në bazë të inateve personale, partiake e të tjera”, thotë Miftaraj.

Megjithatë, sipas tij, Kushtetuesja është dashur të vendoste një masë ndëshkuese ndaj kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili kishte devijuar rendin e ditës, duke kërkuar krijimin e një komisioni për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

“Ndrojtja” e Kushtetueses nga politika

Mungesën e një sanksioni ndaj Deharit e ka theksuar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 24 gusht.

Ai ka thënë se gjykata e ka shmangur qëllimisht përcaktimin e pasojave, duke u mbështetur në mirëbesimin e deputetëve dhe duke vepruar, siç është shprehur, “me një lloj ndrojtjeje”.

“Arsyeja përse Gjykata nuk po i vë në dukje pasojat juridike-kushtetuese për individët që në mënyrë specifike pengojnë dhe rrënojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, lidhet – nga njëra anë – me frikën nga politika dhe reagimet e saj irracionale”, ka thënë Hasani, duke përmendur në mënyrë specifike fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe “brutalitetin me të cilin ajo ka ftuar për linç ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Në të njëjtën linjë me Hasanin, analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se Gjykata Kushtetuese ka qenë nën presion të madh, sidomos para aktgjykimit të 26 qershorit – çka ka prodhuar vendime të paqarta dhe të hapura për interpretime të ndryshme nga partitë dhe opinioni publik.

Sipas tij, Gjykata e ka shmangur përcaktimin e masave ndaj shkelësve për shkak të “ndrojtjes nga presionet publike e jopublike”, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ajo (LVV) e ka një qasje tashmë shumë të qartë: kur Gjykata Kushtetuese jep një aktgjykim që i shkon në favor, e lëvdon atë. Kur jep një aktgjykim që nuk i shkon në favor, e linçon dhe i prezanton edhe emrat që e kanë marrë atë vendim. Pra, është një presion i hatashëm”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Vetëvendosje e ka cilësuar vendimin e fundit të Kushtetueses si “arbitrar”, ndonëse udhëheqësi i saj, Albin Kurti, ka premtuar se do të respektojë çdo vendim.

Pa u publikuar aktgjykimi i plotë, por pasi është shpallur nga Kushtetuesja më 8 gusht, deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba, ka publikuar emrat e gjykatësve të Kushtetueses, duke thënë se “duan t’ia marrin të drejtën LVV-së për të propozuar kryetarin e Kuvendit”.

Një postim të ngjashëm në Facebook e ka bërë edhe Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Miftaraj dhe Muhaxhiri theksojnë se, nëse Kuvendi dështon të konstituohet plotësisht deri më 18 shtator, deputetë ose parti politike mund t’i drejtohen Kushtetueses për qartësimin e pasojave juridike – gjë që do ta detyronte Gjykatën t’i përcaktonte hapat për tejkalimin e ngërçit institucional.

Edhe Hasani ka paralajmëruar se gjykata mund të vihet në lëvizje nëse afati 30-ditor nuk respektohet.

Kërkesë të ngjashme ka bërë më herët presidentja Vjosa Osmani, por e ka tërhequr atë, për shkak se si raportues për shqyrtimin e kërkesës së saj është caktuar gjykatësi Radomir Llaban, të cilin ajo e konsideron “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Edhe pse Osmani e ka tërhequr kërkesën, Hasani ka thënë se Kushtetuesja ka të drejtë ta vazhdojë procedurën.

Pas zgjedhjes së Bashës kryekuvendar, Osmani ka shfaqur shpresën që konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.

Megjithatë, çështja mund të vazhdojë të zvarritet, pasi disa njohës të zhvillimeve politike konsiderojnë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve ka qenë jokushtetues.

Sipas tyre, votimi për nënkryetarët nga komunitetet pakicë nuk mund të ndahet, siç ka ndodhur në seancën e 26 gushtit.

“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kanë përcaktuar se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet edhe në bazë të praktikave të deritanishme, sipas të cilave pesë nënkryetarët e Kuvendit janë votuar në dy pako të ndara”, është thënë në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës.

Edhe Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus ka thënë se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën.

“Zgjedhja e tyre duhet të bëhet me një votim të vetëm, në bllok, për të dy kandidatët”, ka thënë ai.

Kjo është hera e parë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës zhvillohet me 58 vazhdime pa u përmbyllur. Përpjekja e 59-të është caktuar për 28 gusht./REL

Etiketa: kosovekuvend

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
AKTUALITET

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
Para

Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin

TË GJITHA

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com