• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, RAJONI

Nga Veton Surroi

Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë.

Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Sot problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen.

1.

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.

Lexo edhe:

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”

Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”

Protestuesit pastaj e bënë të qartë se çka mendonin për përkatësinë etnike të pushtetit duke sfiduar në formë të njësitet e policisë speciale me pyetjen e klithjen “pse nuk shkoni në Kosovë?”; po të shkonin në Kosovë, njësitet speciale të policisë së Serbisë do të duhej sipas traditës të rrihnin e vrisnin shqiptarë, një lloj roli i nënkuptueshëm që dallon prej këtij që po zbatonin e që po bëhej, rrahja e rëndomtë e serbëve.

2.

Serbia ka hyrë në një tendosje të paprecedentë mes dy palëve të konfrontuara, një tendosje që nuk besoj të ketë ekzistuar as gjatë rënies së Millosheviqit më 5 tetor të vitit 2000. Një çerek shekulli pas rënies së Millosheviqit, kjo tendosje nuk është mes “partizanëve” e “çetnikëve”, mes “komunistëve” e “demokratëve” apo “pro-evropianëve” dhe “pro-rusëve”, por ka arritur të jetë diçka që thjeshtësohet në ofendimin e huliganëve të futbollit dhe kështu lufta mes adhuruesve të pushtetit të Vuçiqit dhe kundërshtarëve të tij është luftë mes “šiptari” dhe “ustashëve”.

Natyrisht, jo të gjithë protestuesit pro e kundër pushtetit quajnë njëri-tjetrin “šiptar” apo “ustash”, por më duket se ky manifestim ligjërues i një nate mund të jetë indikativ për një prerje fenomeni shoqëror të Serbisë. Në të shihet ringjallja e termit “šiptari” si një ofendim. Në Jugosllavinë socialiste e duke respektuar formën e drejtë gjuhësore, qytetarët serbë kishin të drejtë të zgjidhnin termin “Albanci” për bashkëqytetarët e tyre por disa prej tyre zgjidhnin “šiptari” jo vetëm për të bërë dallimin mes shqiptarëve të Shqipërisë e atyre të ish-Jugosllavisë, por edhe për të përshkruar me të statusin më të ulët shoqëror të të emërtuarit. “Šiptar” nuk ishte aq përcaktim etnik sa përcaktim i rangut shoqëror, të profesioneve të punës fizike. “Šiptar” ishte në Beograd emri tjetër për hamallin që duhej të bartte qymyrin për djegie apo sharrëxhiun që duhej të priste e paloste drutë për djegie në dimër.

Dhe kështu, kur protestuesit e quajnë presidentin Vuçiq “šiptar” e bëjnë këtë me dy synime. Një, që të tregojnë se ai nuk është “Aca Srbin” e duke qenë “šiptar” është e kundërta e mbrojtësit të interesave kombëtare serbe. Dhe dy, me këtë term ai është edhe për një shkallë më ulët shoqërore e civilizuese sesa çdo qytetar serb.

Një qëllim të ngjashëm ka edhe përdorimi i termit “ustash”. Termi, i cili është emri i formacioneve kuislinge kroate gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi të përdorej në Serbi gjatë zhbërjes së ish-Jugosllavisë në një përpjekje për të treguar se lufta e serbëve të armatosur (“të popullit të paarmatosur”) për okupimin dhe ndarjen e Kroacisë ishte luftë e “antifashistëve” kundër “ustashëve”. Që nga ajo kohë çdokush që kundërshton politikën nacionaliste serbe në Kroaci është “ustash”, e kjo përjashton pakkënd në atë vend. Dhe, si një zgjatim ligjërues, tash është “ustashe” lëvizja studentore e drejtuar kundër presidentit Vuçiq.

3.

Që të dyja emërtimet janë pjesë e një modeli të vjetër e të njohur dehumanizimi. Nëse Vuçiqi është “šiptar”, atëherë ai është jo vetëm mish i huaj në Serbi, por edhe i përket një rangu shoqëror që e bën një ditë të arsyetuar edhe dhunën kundër tij. Dhuna e serbit kundër serbit (e vëllait kundër vëllait) nuk është e pranueshme, por ta përdorësh kundër “šiptarit” nuk është jo vetëm e tolerueshme, por është tradicionalisht e krejtësisht legjitime. Aq më tepër është legjitime, në këtë interpretim, sot kur ajo shtresë e ulët që dikur quheshin “šiptari“ krijuan prej Kosovës shtet të pavarur e të njohur prej një pjese të madhe të civilizimit, madje atij më të ngritur.

Kështu bëhet krejtësisht e historikisht e arsyeshme dhuna që do zbatuar ndaj “ustashëve”, emërtimit që lidhet me përndjekjen sistematike të serbëve në Luftën e Dytë Botërore dhe që u jepet pastaj të gjithë kroatëve që krijuar shtetin e tyre të pavarur dhe e bënë anëtar të NATO-s e BE-së.

Në një formë të çuditshme Serbia po përgatitet për një luftë të re. Përgjatë viteve nëntëdhjetë dehumanizimi i kundërshtarëve në viset e tjera të Jugosllavisë ishte paralajmërim për një fushatë dhune kundër tyre. Sllovenët ishin “stallëxhi të Vjenës”, kroatët “ustashë”, boshnjakët “turq” e shqiptarët thjesht “šiptari” – që të gjithë pjesë e një konspiracioni të madh antiserb Vatikan-CIA-Iran. Duke qenë stallexhi, ustash, turq a šiptari bëhej më e lehtë lufta kundër tyre.

Tash, pas të gjitha luftërave kundër popujve të tjerë, Serbia po hyn në një ligjërim që duhet ta arsyetojë dhunën ndaj kundërshtarëve politikë brenda vendit. Lufta “shqiptaro-kroate” kështu po shndërrohet në luftën e fundit të Serbisë.

4.

Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja që do të rriten në Serbi do të jenë vetvetiu demokratë e liberalë si shumica e bashkëmoshatarëve të vet evropianë. Një pjesë e intelektualëve kritikë në Serbi tërhiqnin vërejtjen se Serbia, si edhe e tërë hapësira e ish-Jugosllavisë duhet të ballafaqohet me të kaluarën, si një lloj bazamenti i nevojshëm për demokraci, si diçka që me shembullin e vet e bëri Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.

Në rezolutat e ndryshme të Parlamentit Evropian e në programet e Procesit të Berlinit është theksuar herë pas here se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën. Ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por e ka rishkruar të kaluarën në mënyrë që çdo krim ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocidin, të ketë arsyetim e arsyeshmëri brenda sistemit të vlerave të shtetit bashkëkohor serb.

Serbia nuk ka ditur apo dashur të ballafaqohet me të kaluarën. Tash problemi i saj po bëhet mosdija e ballafaqimit me të tashmen./ Marrë nga Koha

Etiketa: protestaserbiashqiptaretsulme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

18:18 : 23/07/2026
AKTUALITET

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026
AKTUALITET

Tensionet në protestën para Kuvendit, qytetarit i bie të fikët, transportohet në spital

12:06 : 23/07/2026
AKTUALITET

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026
BOTA

Lufta paralizon jugun e Iranit/ Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

15:27 : 21/07/2026
Para

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

TË GJITHA

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026

“Një shtet që trembet nga një vezë nuk është shtet”, mesazhi i protestuesit për qeverinë

20:31 : 23/07/2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

20:18 : 23/07/2026

Ish-deputetja e PS denoncon arrestimin e antropologes amerikane dhe artistes Elsa Paja: Po mbahen në Komisariatin Nr 3

20:12 : 23/07/2026

Qytetari i revoltuar: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, ai paguan 4 mln euro për një koncert

19:52 : 23/07/2026

Shqiptari injoron policin në Gjermani, shkakton aksident me kamionin me defekt

19:45 : 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

19:38 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom