• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: BE-ja në kërkim të rolit të saj para samitit Trump-Putin në Alaskë

10:59 : 13/08/2025
në BOTA

Takimi i planifikuar në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e ka lënë Evropën në një pozicion të vështirë.

Bashkimi Evropian, ashtu sikurse shumica e vendeve evropiane, po tenton ta parandalojë rënien e Shteteve të Bashkuara “në kurth”, teksa përkrahin Ukrainën në aspektin diplomatik dhe përgatiten për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Mirëpo, pa asnjë iniciativë të re diplomatike, ata e kanë të vështirë të sigurojnë një ulëse në tavolinë teksa fati i kontinentit duket se është në duart e një kryeqytetit tjetër.

Duket se është e drejtë të thuhet se Brukseli është zgjuar nga pushimi i verës me një gungë në ballë. Ndonëse pak njerëz besonin se SHBA-ja do të vendoste masa të ashpra ndaj Rusisë, askush nuk e ka pritur një takim të nivelit më të lartë mes dy vendeve brenda ditësh, marrë parasysh se është i pari pas më shumë se katër vjetëve.

Lexo edhe:

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Prej kur është bërë publike data e takimit, zyrtarët evropianë kanë qenë në ethe.

Ata janë takuar me nënpresidentin amerikan, JD Vance në Britani përgjatë fundjavës, më pas ministrat e Jashtëm të bllokut evropian e kanë zhvilluar një videokonferencë më 11 gusht dhe më 13 gusht disa liderë të kontinentit evropian – përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky – do të zhvillojnë një tjetër thirrje telefonike me Trumpin.

Disa zyrtarë evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë kanë thënë në kushte anonome se mesazhet prej Uashingtonit deri më tani kanë qenë “kaotike” dhe që fraksione të ndryshme brenda administratës Trump kanë synime ndryshe-ndryshe për takimin në Alaskë.

Zyrtarët kanë thënë se ekzistojnë interpretime të ndryshme rreth asaj se cili ka qenë epilogu i takimit të të dërguarit të Trumpit, Steve Witkoff nga takimi me Putinin në Moskë një javë më parë.

Ndonëse e kanë pranuar se janë pak më të qetë pas diskutimeve të fundit, ata ende nuk e dinë me siguri se çfarë të presin nga Alaska.

Vijat e kuqe të BE-së

Pavarësisht kësaj, BE-ja e ka bërë të qartë se i ka disa vija të kuqe. Zyrtarët evropianë dëshirojnë të ketë armëpushim para secilit diskutim për koncesione eventuale nga ana e ukrainasve. Aty duhet të përfshihen edhe garanci të sigurisë për Kievin, dhe të krijohet një rrugë për të monitoruar armëpushimin.

Disa besojnë se evropianët duhet të kenë rol në këtë drejtim, por a janë edhe të tjerët në të njëjtën linjë? Sa i përket territorit ukrainas të konfiskuar nga Rusia, evropianët deklarohen se do ta përkrahin Kievin për çfarëdo vendimi që merr.

Shembull, BE-ja nuk do ta njohë kurrë de jure territorin ukrainas si rus, duke ndjekur shembullin e Krimesë më 2014.

Kur bëhet fjalë për tërheqjen e trupave ushtarake ruse prej tokave të pushtuara, si formë e koncesionit, disa janë skeptikë nëse Moska do ta respektonte atë vendim.

Një diplomat ka thënë se trupat ushtarake ruse nuk janë tërhequr kurrë prej rajonit Transdnjestër të Moldavisë dhe as prej rajoneve të pushtuara gjeorgjiane, Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të shteteve evropiane, e vërteta është që ata janë lënë anash. Pavarësisht se ata janë duke insistuar që të jenë në tavolinë për secilën temë me interes, deri më tani nuk ka sinjale se kërkesa e tyre do të miratohet.

Kjo situatë është krejt e kundërt me atë të periudhës 2021-2022, para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, kur Evropa ka qenë krejtësisht e angazhuar në negociatat me Moskën, NATO-n dhe organizata tjera.

Tani, liderët e BE-së po përpiqen që të jenë më të relevantë. Por, ata janë duke kërcënuar me më shumë sanksione kundër Rusisë dhe rundi i 19-të është duke u përgatitur. Ndonëse disa prej masave ndëshkuese e kanë bezdisur Rusinë, ato duket se nuk ia kanë prishur kalkulimet politike dhe ushtarake në tre vjetët e fundit.

Asetet e ngrira ruse në vlerë të mbi 200 milionë eurove që janë në bllokun evropian, mund të shërbejnë për të rritur pazarin në negociata, mirëpo vetëm në një fazë të mëvonshme kur bisedimet të kenë avancuar në pikën që Rusia të pajtohet për t’i paguar dëmet e shkaktuara në luftë.

Të gjitha sanksionet pritet të vazhdohen në janar të vitit 2026 dhe për të ndodhur ashtu, nevojitet unanimitet. Disa diplomatë të BE-së kanë sinjalizuar se disa masa mund të pezullohen, nëse Moska tregon gatishmëri për një marrëveshje potenciale.

Në kërkim të garancive

Më herët gjatë vitit, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, e kanë përmendur idenë e një “force sigurie” prej 20.000 trupave evropiane që do të mund të stacionoheshin në perëndim të Ukrainës.

Disa zyrtarë evropianë kanë thënë se ende është duke u punuar në atë plan, ndonëse e pranojnë se ekzistojnë shumë paqartësi, sikurse rregullat e angazhimit dhe nëse amerikanët do të ofrojnë asistencë, sikurse me inteligjencë apo për transportim të pajisjeve të mëdha.

Të tjerë besojnë se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia e vetme për sigurinë e Ukrainës, por as këtu nuk ekziston konsensus në aleancën ushtarake.

Momentalisht, Brukseli po e bën të ditur qëndrimin e tij përmes deklaratave, në të cilën nuk është parë nënshkrimi i Hungarisë, çka shpërfaq çarjet në unitetin e evropianëve.

Budapesti, i cili ka marrëdhënie të ngrohta me Kremlinin, dëshiron që të organizohet një samit mes BE-së dhe Rusisë, pas takimit mes Trumpit dhe Putinit.

Hungaria veçse është duke i bllokuar synimet e BE-së për anëtarësim në bllokun evropian dhe kundërshton vendosjen e masave tjera ndaj Kremlinit. Budapesti rrezikon edhe bllokimin e ndihmës financiare në të ardhmen për Kievin.

Ndonëse tani është vetëm në këtë qasje sfiduese ndaj Brukselit, ai mund të ketë shoqëri shpejt, nëse Uashingtoni dhe Moska nisin të bëjnë marrëveshje larg kokave evropiane./ REL

Etiketa: BEPutinTrumpUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
BOTA

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026
BOTA

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026
AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
Para

Maliqi: Goditja ndaj News24, sulm i paprecedentë dhe arbitrar

TË GJITHA

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom