• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kokainë në banane/ SPAK dhe “Durrësi” shfajësojnë pronarët e “Alba Exotic Fruit”, hiqet sekuestro

10:32 : 02/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka rikthyer shoqërinë “Alba Exotic Fruit” tek pronarët e saj, pasi fillimisht Prokuroria e Posaçme dhe më tej Prokuroria e Durrësit pushuan akuzat për “grup të strukturuar kriminal” dhe “trafik narkotikësh” ndaj dy aksionerëve, vëllezërve Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Vendimi për heqjen e sekuestros ndaj shoqërisë “Alba Exotic Fruit” është miratuar nga Gjykata e Durrësit në 15 Korrik 2025. Më herët, në 25 Prill 2025, gjyqtari i Durrësit, Xhevdet Lika, pranoi kërkesën e prokurores dhe njëkohësisht drejtueses së caktuar përkohësish në Prokurorinë e qytetit, Suela Beluli, për pushimin e akuzave penale për pronarët dhe subjektin tregtar.

Urdhëri për heqjen e sekuestros ndaj kompanisë “Alba Exotic”

Në Tetor të vitit 2021, shoqëria e importit dhe tregtimit të bananeve dhe frutave të tjera ekzotike u vendos nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për trafik kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë. Sekuestrimi i subjektit privat ishte në vijim të arrestimit të dy pronarëve, Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Hetimet për dy biznesmenët dhe kompaninë e tyre nisën në vjeshtën e vitit 2021, pasi u shënuan disa episode të sekuestrimit të lëndës narkotike kokainë që mbërrinte në portin e Durrësit nëpërmjet kontenierëve me banane të porositur në Ekuador nga “Alba Exotic Fruit”.

Lexo edhe:

Mashtruan përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

Në 13 Korrik 2021, agjentët policorë në Portin e Durrësit zbuluan një sasi prej 11.5 kilogramë kokainë, të fshehur në kontenierët me banane, që ishte porositur nga “Alba Exotic”. Në vijim të këtij episodi, u arrestua Bajron Gumeni dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, Eduart Dauti (i cili u vetëdorëzua pak javë më vonë).

Veprimet e para u kryen nga Prokuroria e Durrësit, e cila në Shtator të atij viti ia përcolli për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, për veprat penale të “trafikut të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vetëm 10 ditë pas episodit të parë, e konkretisht në 23 Korrik 2021, në kontenierët me banane të porositur nga “Alba Exotic”, u zbulua një tjetër sasi kokaine, me peshë 6.5 kilogramë.

Në 29 Korrik 2021, pasi u hapën të tjerë kontenierë që kishin mbërritur pak më herët për llogari të “Alba Exotic Fruit”, u zbulua sërish lëndë narkotike kokainë, me peshë 7 kilogram e 250 gram.

Në 7 Shtator 2021, u zbulua sërish 7.7 kilogramë kokainë në kontenierët e porositur nga e njëjta shoqëri.

Situata përsëritet në 12 Tetor 2021, ku u zbuluan 5.1 kilogram kokainë, po në kontenierët me banane të porositur nga “Alba Exotic” në Ekuador.

Ndërkohë, dy vjet më parë, në korrik 2019, një operacion i zhvilluar në Portin e Pireut, një operacion i udhëhequr nga Administrata e Zbatimit të Ligjit për Drogat (DEA) Amerikan, zbuloi një sasi prej 137 kilogramë kokainë në kontenierët e destinuar për shoqërinë “Alba Exotic Fruit”.

(Montazh) Eduart Dauti, logo e “Alba Exotic Fruit” dhe logo e SPAK

Pas arrestimit, dy pronarët e shoqërisë importuese, kanë mohuar përfshirjen e tyre në trafikimin e kokainës.

Bajron Gumeni ka deklaruar para grupit hetimor se “nuk ka lidhje me autorësinë” dhe se “ngarkesat me banane, të porositura prej kompanisë, bazohen në kontrata të rregullta”. Edhe vëllai i tij, pronari kryesor, Eduart Dauti, ka mohuar autorësinë, duke deklaruar se “nuk ka asnjë përgjegjësi për nisjen dhe transportin e ngarkesës”.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime për këto episode deri në 28 Korrik 2022. Në atë ditë, SPAk-u ka shpallur moskompentencën, duke ia përcjellë materialet për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që masa e sigurimit për dy personat e arrestuar u zbut gradualisht, fillimisht në “arrest në shtëpi” e më tej në “detyrim për paraqitje”.

Në vendimi për moskompetencën, SPAK-u deklaron se “në konkluzion të veprimeve të kryera…arrihet në përfundimin se nuk ka prova apo indicje se shtetasit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni (pronarët e “Alba Exotic Fruit), të jenë përfshirë në veprat penale të trafikut të narkotikëve”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, “nga analiza e të dhënave të grumbulluara, nuk konstatohet një strukturë, një ndarje rolesh dhe, për më tepër, nuk mund të identifikohet se cili është kryetari i grupit dhe cilët janë anëtarët e tjerë të tij”,

SPAK shpalli moskompetencën në Korrik 2022

Për këtë arsye, SPAK ka është procedurar me ndryshimin e kualifikimit të veprës penale, nga “trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, që ishte kompetencë e saj, në “trafikim narkotikësh”, vepër e cila hetohet nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Rasti iu kalua për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, e cila, krahas hetimi për trafik narkotikësh, kreu edhe hetim pasuror për dy pronarët e “Alba Exotic”. Në përfundim të veprimeve hetimore, edhe prokuroria e Durrësit nuk arriti të gjente prova për përfshirjen e Dautit dhe Gumenit në episodet e zbulimit të kokainës.

Gjithashtu, Prokuroria e Durrësit kreu edhe një analizë financiare, nga ku u arrit në konkluzionin se pronarët e “Alba Exotic Fruit” nuk kishin pasuri të pajustifikuara.

Në këto rrethana, Prokuroria e Durrësit iu drejtua Gjykatës me kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, si edhe personit juridik, “Alba Exotic Fruit”, si edhe heqjen e sekuestros mbi kompaninë, e cila ishte vendosur që në Tetor 2021.

Vendimi i pushimit i Gjykatës së Durrësit

Kërkesa e prokurores Suela Beluli, njëkohësisht edhe drejtuese e komanduar e Prokurorisë së Durrësit, u pranua nga gjyqtari Xhevdet Lika, me vendimin e datës 25 Prill 2024.

Ky vendim mori formë të prerë në 10 Qershor 2025. Në vjim, Prokuroria e Durrësit, në zbatim të vendimit të gjykatës, urdhëroi heqjen e sekuestros për shoqërinë ‘Alba Exotic Fruit”.

Tashmë, prej 15 korrikut, shoqëria iu rikthye pronarëve, ndërkohë që autoritetet hetimore, fillimisht SPAK-u, e më tej Prokuroria e Durrësit, nuk arritën të zbulojnë përgjatë katër viteve se cilët ishin personat që sollën ngarkesat me kokainë.

Etiketa: Alba Exotic Fruitbananedurresikokaineprokuroria e durresitsekuestrospakXhevdet Lika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtruan përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

12:17 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Rusia “skanon” fëmijët për të gjetur Putinin e ardhshëm

TË GJITHA

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com