• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
në AKTUALITET

Sipas raportimeve të fundit nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor (AREB) në Lushnjë, sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë zonë ka rënë me 30% gjatë vitit 2025.

Temperaturat e larta gjatë dimrit dhe thatësirat e vazhdueshme gjatë vitit kanë shkurtuar ciklin jetësor të kësaj kulture, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e kokrrës dhe në cilësinë e prodhimit. Ndërkohë, zona të ftohta si Korça vazhdojnë të ruajnë klimën e përshtatshme për kultivimin e grurit, duke e kthyer atë në një zonë alternative për këtë kulturë jetike.

Ndryshimet klimatike po japin pasoja të ndjeshme në sektorin bujqësor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimeve. Edhe pse problematikat ndryshojnë nga një zonë në tjetrën, ndikimi i tyre është tashmë i prekshëm në të gjithë vendin.

Në Shqipëri, bujqësia mbetet kryesisht në nivel mbijetese, me fokus të veçantë te blegtoria, e cila përbën mbi 50% të vlerës së përgjithshme të prodhimit bujqësor. Kulturat bujqësore të fushës, si gruri dhe misri, zënë rreth 30%, ndërsa prodhimi i frutave përfaqëson rreth 20%.

Drithërat më të përhapur janë gruri, misri, elbi, thekra dhe tagjitë. Prodhimi i tyre për vitin 2023 ishte 701.300 tonë, ndërsa për vitin 2024 u regjistrua në 649.919 tonë, duke reflektuar një rënie të ndjeshme.

Lexo edhe:

Babai turk, nëna shqiptare/ Policia procedon prindërit që tërhiqnin zvarrë vogëlushen: Donte lodra!

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

Vitet e fundit është vërejtur një ulje e ndjeshme e rendimentit të grurit në zonën e Lushnjës, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Temperaturat e larta gjatë dimrit dhe thatësirat e vazhdueshme gjatë vitit kanë shkurtuar ciklin jetësor të kësaj kulture, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e kokrrës dhe në cilësinë e prodhimit.

Eksperienca e dy viteve të fundit tregon se varieteti aktual i grurit nuk arrin më të përshtatet me kushtet klimatike të zonës. Faza e “gjumit” të bimës, e domosdoshme për një lulëzim dhe prodhim të suksesshëm, kërkon disa ditë me temperatura nën -1 apo -2°C kushte që nuk po përmbushen më në Lushnjë. Si rezultat, gruri nuk kalon dot në gjendjen e fjetjes dhe nuk aktivizohet siç duhet në pranverë.

Për vitin 2025, në qarkun e Lushnjës janë mbjellë 4,304 hektarë me grurë, një rënie e ndjeshme prej rreth 30% krahasuar me një vit më parë, kur kjo sipërfaqe ishte rreth 2,000 hektarë më e madhe.

Ndër kultivarët më të përdorur vendas përmenden Progresi, ndërsa nga kultivarët e huaj dominojnë Bilancia, Viktoria, Ardelor etj. Megjithatë, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në përshtatshmërinë e këtyre kultivarëve si vendas, ashtu edhe të huaj duke sjellë nevojën për një rishikim të praktikave të kultivimit.

Z. Kadri Gaxho specialist bimësh pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnjë propozon rikthimin të kultivarë të vjetër vendas si Dajti, Agimi, por edhe te disa kultivarë të huaj që kanë rezultuar më të qëndrueshëm dhe cilësorë në kushte të vështira klimatike, si Çentauro, Viktoria, etj.

Ndërkohë, zona të ftohta si Korça ruajnë ende klimën e përshtatshme për kultivimin e grurit, duke e kthyer atë në një zonë alternative për këtë kulturë jetike.

Z. Arben Hysolli, specialist për mbrojtjen e bimëve në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë, raporton se sipërfaqja e mbjellë dhe prodhimtaria totale e grurit kanë pësuar rënie gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rendimenti për hektar ka ardhur në rritje. Kushtet klimatike kanë qenë të favorshme për rritjen e rendimentit, falë një dimri të butë por ende mjaftueshëm të ftohtë për të siguruar fazën dimëruese të zhvillimit të grurit si dhe reshjeve të shumta gjatë pranverës, të cilat krijuan kushte optimale për zhvillim. Si rezultat, rendimenti është rritur me rreth 15% këtë vit krahasuar me vitin 2023.

“Ndër varietetet më të kultivuara mbeten ato tradicionale, të konsideruara si elitare, ku Dajti zë rreth 80% të sipërfaqes së mbjellë, ndërsa Progresi dhe Silva zënë nga 10% secila. Pjesa tjetër përbëhet nga varietete të reja, të cilat janë në fazë testimi për përshtatshmërinë në zonën e Korçës”-thekson z.Hysolli.

Burimi: AREB Korçë

Figura 1. Treguesit kryesorë të prodhimit të grurit në qarkun e Korçës (sipërfaqja e mbjellë, prodhimtaria totale dhe rendimenti për hektar) gjatë tre viteve të fundit.

Gruri dhe misri po përjetojnë një rënie të ndjeshme në produktivitet, çka pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës. Edhe në vendet fqinje si Serbia, rendimenti i grurit këtë vit ka qenë shumë i ulët, pavarësisht pritshmërive të larta.

Një tjetër efekt i klimës ishte lulëzimi i parakohshëm i kulturave gjatë janarit dhe shkurtit, për shkak të rritjes së temperaturave deri në 20°C. Kjo u pasua nga një rënie e beftë në prill, ku temperaturat ranë deri në -15°C, duke dëmtuar rëndë grurin dhe pemët frutore. Mjaftoi vetëm një natë me ngrica për të shkatërruar lulëzimet, ndërkohë që bimët u detyruan të aktivizojnë sythat rezervë, të cilët nuk sollën rendimentin e pritshëm.

Vendi ynë po përjeton një ngrohje progresive, veçanërisht gjatë dimrit dhe pranverës, me temperaturat që janë rritur rreth 1.5° C që nga fillimi i viteve 1900. Tre vitet e fundit po përballemi me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Rritja e temperaturave, e kombinuar me thatësira dhe valë të nxehti, përbën një rrezik serioz për prodhimin bujqësor në vendin tonë.

Z. Ferdinand Shani drejtor pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) Lushnjë thekson se bujqësia është një ndër sektorët më të ekspozuar ndaj ndikimeve të drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike, duke qenë tërësisht e varur nga kushtet atmosferike. Një nga pasojat më të mëdha që vërehet sot është luhatja ekstreme e temperaturave, e cila ka ndikuar veçanërisht te kulturat e huaja, të futura në vitet e fundit. Megjithëse këto kultivarë të importuar ofrojnë një rendiment të lartë, ata janë shumë më të ndjeshëm ndaj kushteve të paqëndrueshme të klimës. Në dy vitet e fundit, dëmtimet kanë qenë më të mëdha pikërisht te këto varietete, krahasuar me ato tradicionale, të cilat po tregojnë një qëndrueshmëri më të lartë.

“Kultivarët që kanë mbijetuar janë ata me histori gjenetike më të gjatë. Janë më të qëndrueshëm sepse kanë evoluar dhe janë përshtatur me klimën e këtij vendi”– shprehet Z. Shani.

Ndërkohë, Z. Kadri Gaxho thekson rëndësinë e kthimit te format gjenetike autoktone, që tregojnë më shumë rezistencë.

“Në të ardhmen, duhet të investojmë më shumë në kërkime dhe testime për të kuptuar cilët varietete i përballojnë më mirë këto kushte të reja klimatike. Kjo analizë duhet bërë për të gjitha zonat, nga veriu në jug të vendit,” – thotë ai.

Varietetet e huaja, ndonëse të favorshme për sasinë e prodhimit, nuk garantojnë as rezistencë, as shijen karakteristike që kanë varietete vendase.

Një problem tjetër i rëndësishëm është mungesa e të dhënave historike të detajuara për numrin e ditëve me diell, sasinë e reshjeve, temperaturat ditore dhe mujore. Këto të dhëna janë kyçe për të ndërtuar një strategji të mirëfilltë bujqësore përballë klimës që po ndryshon,

Shprehet për Klima Sot z. Agim Toromani specialist bimësh pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnjë
Sipas ekspertëve, zgjidhja shihet gjithnjë e më shumë drejt mbështetjes së varieteve autoktone, pasi është vetë klima ajo që po dikton se cilat bimë do të mbijetojnë dhe cilat do të zhduken.

Megjithatë, Z. Shani ngre alarmin se ndryshimet klimatike po ndodhin aq shpejt, saqë nuk po lënë kohë për seleksionim natyral apo adaptim.

“Klima po i zhduk varietete të tëra para se të kemi mundësi t’i mbrojmë apo t’i përshtatim,” – paralajmëron ai.

Një tjetër sfidë madhore është ndryshimi i regjimit të reshjeve. Edhe pse në total reshjet janë në rënie, ato që bien ndodhin në periudha shumë të shkurtra dhe me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje, erozion dhe dëmtime të pakthyeshme në të mbjellat.

Për sa i përket kostove të prodhimit, ekspertët theksojnë se nuk është e lehtë të identifikohet vetëm një shkaktar, pasi shpesh ndërthuren ndikimet klimatike me praktika jo të mira bujqësore apo abuzime. Megjithatë, është e qartë që ndryshimet klimatike kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kostos së prodhimit dhe, për pasojë, edhe të çmimeve të produkteve bujqësore në treg.

Burimi:

AREB Lushnjë

AREB Korçë

Ferdinand Shani, drejtor pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) Lushnjë

Kadri Gaxho, specialist bimësh pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) Lushnjë

Agim Toromani, specialist bimësh pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Lushnjë

Arben Hysolli, specialist për mbrojtjen e bimëve në Agjencinë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë./ Klima.al

Etiketa: BilanciabujqesorEkspertetgrurigruritklimaKorcelushnjazhvendos

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Babai turk, nëna shqiptare/ Policia procedon prindërit që tërhiqnin zvarrë vogëlushen: Donte lodra!

20:13 : 01/08/2025
AKTUALITET

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi

11:14 : 01/08/2025
AKTUALITET

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

08:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

17:55 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, e pësojnë 5 persona në Korçë

13:07 : 30/07/2025
Para

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

TË GJITHA

Ukraina sulmon rajonet ruse, infrastruktura ushtarake dhe energjetike në shënjestër

13:11 : 02/08/2025

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Eksperimente në hapësirë/ NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë, japonezë dhe rusë

13:04 : 02/08/2025

Vinicius i vendos kushte Realit: 25 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës

12:55 : 02/08/2025

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

12:48 : 02/08/2025

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025

Largohet nga Tottenham pas 10 vitesh, Son në lot: Vendimi më i vështirë në karrierën time

12:18 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com