• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Bashkëjetesa me të mitur pritet të ndëshkohet deri me 16 vite burgim. Gjithashtu edhe prindërit që e lejojnë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Rrezik për t’u prangosur edhe për martesat e dyfishta. Në qeli mund të përfundojë edhe kush lëviz me makinë të pakoloduar. Pas hekurave rrezikojnë të qëndrojnë edhe ata që vendosin tarifa të papërshtatshme shërbimi.

Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore; janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal.

“Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet: nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga për Top Channel.

Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji.

Lexo edhe:

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

“Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”, shton ai.

Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e “pengimit të drejtësisë”.

“Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë!”, përfundon akademiku për Top Channel.

Fuga e konsideron problematike edhe mospërputhjen e ndryshimeve të kërkuara me realitetin digjital.

Etiketa: Artan Fugagazetaretkodi i ri penalkodi penal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

11:34 : 30/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
AKTUALITET

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

18:12 : 11/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nga influenceret “prost*tuta” tek gazetarët “shpifës”, të gjithë mufkat e rrezikshme të Arben Rakipit

18:53 : 04/09/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Gazetari Dervishi: Shteti mafioz kërkon të zbusë problemet e tij

18:51 : 04/09/2025
Para

Formacionet zyrtare të sfidës Vikingur-Vllaznia, trajneri Martini bën vetëm një ndryshim

TË GJITHA

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam i fortë se kurrë në betejën me të ligën

12:49 : 01/10/2025

Berisha në Strasburg: Qeveria shqiptare e lidhur me kartelet e drogës! Rama e ndjen veten sheik

12:44 : 01/10/2025

Grabitja e 4.6 mln € në Rinas/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

12:37 : 01/10/2025

Nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

12:30 : 01/10/2025

EMRAT/ Zbulohet “ shtëpia e barit” në Tiranë, sekuestrohen municione dhe armë, në pranga dy persona

12:19 : 01/10/2025

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë për sigurinë dhe mbrojtjen

12:11 : 01/10/2025

Aksidentoi këmbësoren te vijat e bardha dhe u largua, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

12:05 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com