Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, njoftoi policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 07:30 të mëngjesit. Sipas raportit, viktima është një mashkull me shtetësi kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë punuar njësitë policore përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.