• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britania do të njohë Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk pranon armëpushimin

19:17 : 29/07/2025
në BOTA

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin e Palestinës në shtator, nëse Izraeli nuk përmbush disa kushte të vendosura nga Londra.

Deklarata vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për ndalimin e luftës në Gaza është në rritje.

Mediat e huaja raportojnë se Starmer e ka përcjellë qartë mesazhin se njohja e Palestinës do të ndodhë këtë vit, vetëm në rast se Tel Avivi nuk ndërmerr hapa konkretë në drejtim të paqes dhe respektimit të të drejtave të popullit palestinez.

Ky qëndrim i ri i Britanisë i bashkohet një vale të ngjashme reagimesh nga liderë të tjerë europianë.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi së fundmi se Franca është e gatshme të njohë Palestinën “në momentin e duhur”, nëse nuk ka përparim në procesin e paqes. Ai theksoi se kjo njohje do të ndodhte në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për të dhënë një sinjal të qartë politik ndaj Izraelit dhe për të avancuar drejt “zgjidhjes me dy shtete”.

Lexo edhe:

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Më herët këtë vit, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur, duke çuar numrin total të vendeve që e kanë bërë këtë në mbi 140. Kjo valë njohjesh ka ngjallur reagime të ashpra nga Izraeli, i cili e sheh njëanshmërinë ndërkombëtare si një rrezik për sigurinë e vet.

Qëndrimi i Starmer sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme britanike, veçanërisht pas një periudhe të gjatë të mbështetjes së fortë për Izraelin. Vendimi i paralajmëruar për në shtator pritet të shkaktojë valë reagimesh, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Etiketa: BritaniaGazaIzraeliKeir StarmerMbreteria e BashkuarnjohjePalestinashtetim

Lajme të lidhura

BOTA

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026
BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026
BOTA

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

21:50 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

14:24 : 08/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Para

Video/ Tirana zhvendoset nga "Skënder Halili", nis fazën përgatitore jashtë vendit

TË GJITHA

‘SASPAC’/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

15:30 : 27/07/2026

Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët

15:18 : 27/07/2026

Skandali i ARRSH/ Bami merr me letra false tenderin 12 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve

15:17 : 27/07/2026

“Kapo i trustit të betonit”/ Lubonja: Rama i pabesë. Përdor teknika mashtrimi

15:13 : 27/07/2026

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

15:01 : 27/07/2026

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026

Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C

14:46 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al